Mbrëmjen e djeshme, si çdo të diel tashmë, në ‘Top Channel’ u transmetua ‘Sekretet e Portokallisë’ nga Ori Nebijaj. Pjesë e intervistës ishin disa nga aktorët e ‘Portokallisë’ ku kanë rrëfyer disa nga momentet më të bukura që publiku nga shtëpia nuk i sheh dot. Xhemi Shehu, për herë të parë rrëfeu fiksimin e saj me bestytnitë. Pyetur nga Ori, ajo zbuloi se mbante pranë saj disa objekte ose bënte disa veprime që sipas saj, i sillnin mbarësi. “Parkoj gjithmonë në të njëjtën anë. Nëse nuk ka vende bosh, i bie rreth e qark ose pres derisa të lirohet. Vendos gjithmonë të njëjtin parfum gjatë emisionit dhe mbaj gjithmonë të njëjtën çantë. Mbasi perëndon dielli, nga shtëpia ime nuk del asgjë”, u shpreh Xhemi. “Unë mendoj se kur i them me zë të lartë, magjia prishet. Kështu që sezonin tjetër do i ndërroj”, vazhdoi moderatorja duke qeshur. Edhe pse ky sezon i portokallisë mbaroi, aktorët do të jenë pranë nesh së bashku me Orin, duke zbuluar disa nga sekretet më të bukura./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/ByHvPcLgb9W/?igshid=1cyhxbscihbxn