Babai i Sara Gjordenit iu kundërpërgjigj akuzave të kësaj të fundir për dhunë duke treguar versionin e tij të historisë, përmes një videoje.
Sipas tij,mamaja e Sarës e ka tradhtuar atë, prandaj ai është ndarë nga ajo.
Pas kësaj dhe Sara reagoi duke e quajtur gënjeshtar dhe duke i thënë se me këtë e ka braktisur për së dyti.
Por nuk kanë munguar dhe replikat nga publiku dhe së fundmi dhe nga këngëtari i njohur Flori Mumajesi.
Përmes një Instastory ai i shpreh mbështetje Sarës.
“Ky e quan veten babë. Neveri. Sara Gjordeni në këtë histori je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky – shkruan Flori Mumajesi.









