Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Për një të ardhme të qetë… si ajo e Eselës

03/07/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Për një të ardhme të qetë… si ajo e Eselës

E kishin përzgjedhur të luante rolin e protagonistes, jo në film, as teatër, por në një spot televiziv. Do të provonte për pak ditë ndjesinë e të qenit një mami, e dashur dhe shumë e kujdesshme, të një vajzë, të cilën në të vërtetë ajo ende nuk e ka.





Ishte në Romë, në qytetin ku jeton, kur zilja e telefonit e sinjalizoi për këtë ofertëtë re pune. Ishte kjo oferta që e bëri të vinte përsëri gjithë qejf nga Italia direkt e në Tiranë, për të shijuar një ekpseriencë të re, krah një vajze shumë të bukur.


E shijoi si të ishte krejt e vërtetë marrëdhënia nënë e bijë. U kënaq me xhirimet e spotit, të cilin prej pak ditësh po e shijojnë të gjithë prej ekranit të televiziorit e rrjeteve sociale, aq sa bashkëbisedimi i vajzës së vogël me mamin e saj është kthyer si në refren: “Mami ti do të jesh gjithmonë pranë meje, apo jo? Sigurisht që po. Edhe nëse vijnë piratët të më marrin? Unë do ta dijë gjithmonë ku të të gjejë. Po nëse dua të dëgjoj zërin tënd?  Ti, vetëm më thuaj. Të dua mami!”.

Mami është aktorja Esela Pysqyli, të cilën dy muaj më parë, publiku shqiptar e pa në skenën e teatrit me shfaqjen “Shumë zhurmë për asgjë”.  Ndërsa tani po e sheh çdo ditë si një mami e lumtur krah fëmijës së saj, duke përcjellë mesazhet e familjes së qetë e të sigurtë me Vodafone ConnectedWatch.

Esela e përshkruan si një ekspëriencë krejt të veçantë dhe e rikthyer sërish në Romë, ka disa detaje për të na rrëfyer, nga sheshi xhirimi e ndjesitë e saj. 

Si u ndjeve nën petkun e nënës që mbron të bijën? A mendon se do të ishe e mirë dhe e kujdesshme si nënë?

Në sheshxhirim të spotit që tashmë po shfaqet kudo, provova se çfarë do të thotë pak a shumë mami me kohë të plotë, të paktën për dy ditë. Të jem një nënë e mirë dhe e kujdesshme sigurisht që do kthehet në misionin parësor për mua kur tëbëhem me fëmijë.

Në rrjetet sociale shkruajte “vajza ime për pak ditë”. Si ishte të ndjeheshe“nënë për pak ditë”?

Unë i kam shumë qejf fëmijët dhe krijoj lehtë afrimitet duke luajtur me ta. Por kjo është një gjë dhe është komplet tjetër gjë tëtë duhet ta bësh këtë gjithë ditën. Fëmijët duan një durim të paparë që t’i “bindësh” për diçka, nuk mundesh thjesht t’i gënjesh. Kjo ishte e vështirë, por sigurisht edhe zbavitëse. Ishte një provë se si do jenë ditët e mia kur të kem një fëmijë.

Cilat kanë qenë reagimet e njerëzve për spotin?

Mikeshat e mia më të afërta janë gati të gjitha mami të reja dhe janë përqendruar tek ana emocionale e spotit, i cili ka goditur në shenjë.

Po të ishe vetënënë, a do t’i blije një Vodafone Connected Watchfëmijës për t’u ndjerë e sigurtë ku është nëçdo moment të ditës?

Do të doja shumë që të jetonim në një botë ku prindërit t’i linin të lirë fëmijët e tyre të zbaviteshin dhe, edhe të gabonin, pa qenë të shqetësuar për sigurinë e tyre. Por ky realitet duket akoma larg, prandaj me siguri do t’ia blija edhe unë fëmijës tim. 

Si ishte pervoja me spotin e Vodafone Albania? Dhe si tëerdhi ftesa?

Ftesa për të marrë pjesë në audicion më erdhi nga Le Spot group, duke qenë se kam punuar edhe një herë tjetër me ta, madje edhe atëherëpër Vodafone-in. Njësoj si herën e parë isha e sigurtë se stafi realizues ishte i një niveli shumë të lartë dhe kjo më bëri të fluturoj nga Roma për në Tiranë dy orë, pasi mora vesh se isha përzgjedhur. Për mua ishte si të xhiroja një film me metrazh të shkurtër.

A është emocionuese e ardhmja jote… e afërt? Role dhe projekte të bukura në dispozicion?

Të ardhmen time e shoh gjithmonë emocionuese dhe përpiqem të mendoj se varet prej meje. Përpara është akoma vera dhe jam duke programuar pushimet. Por ndërkohë po planifikoj edhe projektet e ardhshme në punë.

Tags: Vodafone
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Shqiptarët mblodhën shumën për të paguar gjobën, babai i Granit Xhakës tregon si do të përdoren këto para

Zvicra refuzon shumën e mbledhur për gjobën e Xhakës dhe Shaqirit, përgjigjia e federatës është befasuese








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera