Rita Ora dhe Taika Waititi janë një nga çiftet më të dashura të showbizit.
Së fundmi Rita ka bërë një koment pikant për të shoqin.
Në daljen e saj të fundit për emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’, Ritës dhe shokut të ftuar Diplo iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre.
Kur fytyra e Taikës doli në ekran, Rita tha : “Vetëm… vetëm… zoti i seksit“. Epo Taika paska ca yje në ballë dhe jo vetëm.








