Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Për rininë e lëkurës, ja ushqimet që duhen shmangur

01/11/2019
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Për rininë e lëkurës, ja ushqimet që duhen shmangur

Problemet me lëkurën nuk janë shqetësuese vetëm për aspektin fizik dhe paraqitjen e jashtme të njeriut.Infeksione bakteriale në fytyrë mund të shkaktojnë edhe probleme psikologjike. Aknet dalin më shpesh tek lëkurat e yndyrshme. Ato shfaqen në grupmosha të ndryshme. Tek nënat e reja, aknet shkaktohen si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe stresit. Këto infeksione bakteriale shfaqen edhe për arsye të tjera ku përfshihet: higjena , ndotja, stresi, nervozizmi dhe ushqyerja e keqe.Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ushqimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës. Hapi i parë drejt një lëkure të mirë e pa infeksione është përdorimi i vajit të ullirit në vend të yndyrnave të tjera në gatim. Hapi tjetër është shmangia e ushqimeve pikante të cilat aktivizojnë gjendrat e yndyrës në lëkurë. Nga ana tjetër, ushqimet e skuqura shkaktojnë jo vetëm dëmtim të lëkurës por edhe të mëlçisë.





Ushqimet Që Duhen Shmangur Për Një Lëkurë Pa Akne

Ushqimet E Përpunuara

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, dermatologët këshillojnë shmangien e ushqimeve dhe lëngjeve të përpunuara, pijet e gazuara, patatet e skuqura, hamburgerat dhe patatinat.

Ata rekomandojnë mospërdorimin e acideve yndyrore Omega-6 që gjenden tek vaji i misrit, të cilat shkaktojnë inflamacion në lëkurë dhe përkeqësojnë aknet.


Gjalpi Dhe Margarina

Këto të dyja janë nxitëse të forta të gjendrave të yndyrës dhe shfaqjes së akneve.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e frutave të freskëta dhe jo atyre të paketuara, të cilat përmbajnë karbohidrate dhe sheqer koncentrat që shkakton akne.

Vezët

Vezët shkaktojnë alergji në fytyrë, por jo tek të gjithë.

Për të kuptuar nëse ju jeni një prej tyre, jini të vëmendshëm ndaj konsumit të vezëve.

Në rastin e parë që vëreni shfaqjen e akneve, ndaloni së ngrëni të verdhën dhe më pas nëse situata përsëritet, mos hani më vezë.

Ushqime të tjera që duhen shmangur në të mirë të fytyrës janë ëmbëlsirat, të cilat përmbajnë jo vetëm vezë por edhe sheqer./AgroWeb.org

Tags: lekureRiniUshqime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Vogëlushi i saj përballet me probleme shëndetësore, Almeda Abazi shpërthen në lot

Vogëlushi i saj përballet me probleme shëndetësore, Almeda Abazi shpërthen në lot








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera