Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Për të kthyer burrin, 29-vjeçarja nga Ndroqi lidhet me litar dhe fsheh paratë: Ndihmë, më grabitën

23/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Për të kthyer burrin, 29-vjeçarja nga Ndroqi lidhet me litar dhe fsheh paratë: Ndihmë, më grabitën

Një grua e re 29 vjeçe, Dalina Azuni, martuar në fshatin Ndroq të Tiranës, ka arritur t’ia tërheqë fort vëmendjen të shoqit dje, pas debateve që kishin për shkak të indiferencës që ai shfaqte ndaj saj.





Dalina u arrestua nga Komisariati nr.6 i Tiranës, pasditen e djeshme, në orën 4:40 me dy akuza dhe i shoqi, I.Azuni, pas dyerve të komisariatit, tani po interesohet sesi ta shpëtojë me sa më pak dënim.

Policia e Tiranës njoftoi se dje pasdite kishte marrë një telefonatë nga fshati Pinet,Ndroq, ku njoftohej se një hajdut kishte lidhur gruan e re në familjen Azuni dhe u kishte vjedhur 65 mijë lekë.


Gruaja e lidhur ishte gjetur nga familjarët, pasi kishte kërkuar ndihmë nga dritarja duke i thirrur.

Policia në alarm ka nisur kontrollin në shtëpi dhe hetimin për autorët, por ajo ç’ka zbuloi ishte e çuditshme: Paratë ishin fshehur në një nga dhomat e shtëpisë nga vetë zonja gjoja e grabitur. Dalina ishte lidhur vetë dhe alarmi ishte vënë prej saj. Arsyeja? Policia e Tiranës tha se “nga intervistimi paraprak , shtetësja Dalina Azuni, pranon se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarrëveshje mes tyre.”

Njoftimi i policisë :

Më datë 22.10.2016, rreth orës 4:40, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur nje njoftim se në fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni dyshohet se ka hyrë një person për të vjedhur, i cili duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh.

Menjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.

Nga informacionet e marra është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një mardhënie të mirë me njëri tjetrin. Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë filluar hetimin në drejtim të një kallëzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se:

Pas largimit të bashkëshortit të saj, shtetësja Dalina Azuni, dyshohet t’i ketë fshehur në një nga dhomat e tjera shumën e lekëve (të cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve) dhe më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se ka lajmëruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë.

Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase.

Nga intervistimi paraprak , shtetësja Dalina Azuni, pranon se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarreveshje mes tyre.

Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e shtetases: Dalina Azuni, 29 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tianë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit publik”, parashikuar nga Nenet 305 dhe 272 të Kodit Penal.

Tags: gruajalidhet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre
Breaking News

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre

26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!
Breaking News

BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!

26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve

26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!
Breaking News

“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!

26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 
Breaking News

Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 

26/12/2025
Goca, Yll Limani është BEQAR!
Breaking News

Goca, Yll Limani është BEQAR!

26/12/2025
Next Post
HISTORI PER FILMA/ Kjo është gruaja nga Ndroqi që sajoi grabitjen…për vëmendjen e burrit

HISTORI PER FILMA/ Kjo është gruaja nga Ndroqi që sajoi grabitjen…për vëmendjen e burrit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera