Kanye West i ka lënë të gjithë pa fjalë me lëvizjen e tij të radhës ndaj ish-vjehrrës së tij Kris Jenner.
Ai i ka lënë pa fjalë fansat teksa ndryshoi foton e tij të profilit në “Instagram” duke vendosur në të foton e ish-vjehrrës Kris Jenner pas grindjes së tyre.
Ai ka sqaruar në “InstaStory” se gjithçka lidhej me “mendime paqeje dhe respekti”.
Kujtojmë që West ka pasur mjaft acarime në të kaluarën me Jenner, duke përdorur rrjetet social për të thënë ankesat për nënën e ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian.
Më herët West ka deklaruar se Jenner e kishte detyruar dy nga vajzat e saj, Kim dhe Kylie, të pozonin për “Playboy”.