Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Për ty grua, që ringrihesh pas çdo stuhie!

28/07/2022
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Për ty grua, që ringrihesh pas çdo stuhie!

Më shumë sesa perëndimi i diellit, se një zog që fluturon, mrekullia më absolute është një “grua e rilindur”. Kur ngrihet sërish në këmbë pas katastrofës, pas rënies së saj.





Çdokush mund të thotë ,”ka mbaruar”. Por jo, për një grua nuk mbaron kurrë. Një grua ngrihet gjithmonë, edhe kur nuk beson se gjërat do të rregullohen, edhe nëse nuk dëshiron të çohet. Nuk bëhet fjalë vetëm për dhimbjet e mëdha, ato plagë çnjerëzore që të sjellin vdekjen apo sëmundjet. E kam fjalën për ty, që kjo periudhë e vështirë nuk po të mbaron kurrë, që po bën një punë të vështirë, që çdo mëngjes është si një provim, më keq se në shkollë.

Ti, arbitre e paepur e vetes, që nga mënyra se si të sheh shefi yt, do të vendosësh nëse je në rregull, apo nëse duhet ta dënosh veten. Pra, çdo ditë, dhe kjo rutinë nuk mbaron kurrë. E kam fjalën edhe për ty që ke frikë të flesh me një mashkull, je e tmerruar se do të krijohet një histori që do të të kufizojë, se nuk flirton me askënd nga tmerri që ke se dikush do të përfshihet në jetën tënde. Më keq akoma, mund të kapeni pas tij, dhe më vonë të vuani si qen.


Ndihesh e lodhur: gjithmonë ekziston dikush me të cilin duhet të justifikoni veten, që dëshiron t’iu ndryshojë, ose që ju duhet ta ndryshoni për ta mbajtur pranë. Por ju kultivoni vetminë brenda vetes suaj. Ju  thoni kur flisni me të tjerët: “Jam mirë kështu. Unë jam mirë kështu, jam e lumtur kështu” duke mos u shprehur realisht për atë që ndjeni dhe duke e thelluar vetminë tuaj.

Ose me atë djalë që e doni çmendurisht. Tek ai njeri je përkushtuar e gjitha dhe ka shumë kohë që je përfshirë aq shumë, saqë një ditë sheh veten në pasqyrë dhe nuk e kupton se në çfarë je shndërruar. Çfarëdo që të ka ndodhur, tani je këtu dhe e di që ka kaluar një moment kur ke parë poshtë dhe i kishe këmbët në dysheme. Kudo që të ishe, ishe e lidhur fort, me historinë tënde, me punën tënde, me vetminë tënde. Dhe ishte një moment i vështirë. Dhe ke qarë. Zot, sa shumë ke qarë!

Ti je si një burim lotësh. Ke qarë duke ecur në një rrugë të mbushur me njerëz, në stacionin e metrosë, në një biçikletë. Pra, papritur. Nuk mund t’i mbaje dot lotët. Po atë natë që more makinën tënde dhe udhëtove për orë të tëra, për ta bërë ajrin e ftohtë të thante lotët e tua? Dhe pastaj reflektove, fole. Sa shumë flisni, vajza! Lotë dhe fjalë.

Është një aventurë të rindërtosh veten. Me e madhja. Nuk ka rëndësi se nga fillon, qoftë nga shtëpia duke ndryshuar ngjyrën e perdeve, apo prerjen e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, gra në rilindje, për këtë mënyrë të mrekullueshme për t’i bërtitur botës “Unë jam e re” me një fund me lule ose me kaçurrela të freskëta.

Më shumë se lindjet e diellit, më shumë se perëndimi, një grua në rilindje është çudia më e madhe. Për ata që e takojnë dhe për veten e saj. Është pranvera në nëntor. Atëherë kur nuk ti nuk e pret aspak.

Shkrim nga Fabio Volo

*titulli i përshtatur në shqip

Tags: fabio vologrua
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post
“Letër dashurie për vendin tim”, Dua Lipa i dedikoi Kosovës fjalët më të bukura!

“Letër dashurie për vendin tim”, Dua Lipa i dedikoi Kosovës fjalët më të bukura!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera