Miqësia mes Blerim Destanit dhe Noizy-t është tashmë e njohur për publikun dhe shumë e konsoliduar. Ata gjithmonë shihen bashkë duke shëtitur dhe duke u argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Para disa minutave ato ishin live në Instagram ku po luanin shah, lojë që e luajnë shpesh kur janë bashkë. Blerimi e ka mundur Noizy-n 3 me 0, siç shkruan edhe vetë në foton e postuar. Kjo nuk është hera e parë që aktori e mund reperin. Ata kanë realizuar një video duke luajtur shah vitin e kaluar ku Blerimi e mundi përsëri Noizy-n./revistawho.com