Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Biseda dhe plane për këto shenja, horoskopi na e nisi ditën mbarë! 06/12/2023
E ka uruar Kiarën për shtatzëninë? Olta (nuk) na habiti me përgjigjen! 05/12/2023
Model, aktor, balerin, 21-vjeçari italian i lë të gjitha dhe dëshiron të bëhet prift! 05/12/2023
Fjala e vitit 2023 nuk është as e thjeshtë, as e komplikuar, por e paparë! 05/12/2023
Kim Kardashian në një rol të ri 05/12/2023
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Pa kategori

“Përdhunimi. Një histori dashurie”, ritmi rrëmbyes i romanit që nuk gëlon në feminizëm!

12/10/2022
në Pa kategori
Kohë leximi: 4 min
A A
“Përdhunimi. Një histori dashurie”, ritmi rrëmbyes i romanit që nuk gëlon në feminizëm!

Botimet “Pegi” sjellin për lexuesin shqiptar dramën e një gruaje, historinë që është e prekshme kudo, përdhunimin. Nuk ka rëndësi vendi, as koha, përdhunimi është i tmerrshëm kudo.



“Përdhunimi” nuk është roman feminist, sepse përdhunimi në vetvete nuk është çështje feminizmi, por çështje e të drejtave bazë të njeriut. Me një ritëm tërësisht rrëmbyes, theksuar nga britma vetmitare nëpër natë dhe pëshpërima tmerri pasditeve, Joyce Carol Oates rrëfen historinë e Tinës dhe Bethit, vajzës së saj, të agresorëve të tyre dhe të hakmarrësit të tyre të heshtur.

Tina Meguajër nuk duhej të kishte marrë rrugën e shkurtër për t’u kthyer në shtëpi. Jo pas mesnate, jo përmes një parku të errët. Jo e veshur në atë mënyrë provokuese. Jo me të bijën, Bethin. Jo kur rrugëve silleshin tufa djemsh të shfrenuar prej hormoneve, alkoolit, zemërimit. Teksa përshkon një park bashkë me të bijën, Tina Meguajër sulmohet dhe përdhunohet nga një bandë djemsh të rinj nën efektin e drogës. Viktimë e një përdhunimi në grup, e lënë gjysmë e vdekur në hangarin e varkave, Tinës dikur një grua plot jetë, tashmë i mbetet vetëm të pendohet që ka ngelur gjallë. Pasi del nga koma, gruaja arrin të identifikojë agresorët e saj, por një fushatë e tërbuar gazetareske dhe maskiliste, bashkë me bekimin e gjykatësit shpien në gjestin e pabesueshëm të faljes së fajtorëve. Xhon Dromor, ish-pjesëmarrës në luftën e Gjirit Persik, njeri idealist dhe i pasionuar pas armëve, që e kish ndihmuar Tinën menjëherë pas sulmit, hakmerret për gruan duke vrarë për vetëmbrojtje të ligjshme njërin nga të pandehurit, ndërsa të tjerët zhduken pa lënë gjurmë apo vetëvriten në rrethana të mistershme. “Përdhunimi” nuk është roman feminist, sepse përdhunimi në vetvete nuk është çështje feminizmi, por çështje e të drejtave bazë të njeriut. Me një ritëm tërësisht rrëmbyes, theksuar nga britma vetmitare nëpër natë dhe pëshpërima tmerri pasditeve, Joyce Carol Oates rrëfen historinë e Tinës dhe Bethit, vajzës së saj, të agresorëve të tyre dhe të hakmarrësit të tyre të heshtur, një burrë që e di fort domethënien e drejtësisë.


 

“Dramatizimi sypatrembur që i bën Oates pasojave përherë e më të dëmshme të një krimi të tmerrshëm, nxjerr në pah anën e errët të besnikërisë ndaj familjes, analizon imtësisht urrejtjen që ngjallin viktimat dhe u kujton lexuesve se pushtetin e mirëfilltë nuk e ka agresori, por ai që mbijeton”, shkruhet në kritikën e “Booklist”.




“Oates e ka shkruar këtë libër për çdo grua që ka ndier frikën e përdhunimit apo e ka provuar atë në lëkurën e vet dhe për të gjitha gratë që i kanë pare agresorët e tyre të lihen të lirë me vendim gjykate”, shkruan “The Guardian”.

“Përdhunimi. Një histori dashurie” shfaq Oates-in më të mirë: turbulluese dhe e errët”, shkruan “New York Times”.

Joyce Carol Oates është një prej shkrimtareve bashkëkohore amerikane më të vlerësuara si nga publiku, edhe nga kritika. Ajo është e njohur për romanet, tregimet dhe esetë e saj, si dhe për stilet dhe zhanret e ndryshme në të cilat shkruan. Veçanërisht të fuqishme janë përshkrimet e saj mbi dhunën dhe të keqen në shoqërinë moderne.
Duke filluar me përmbledhjen me tregime “By the North Gate” (1963), ajo ka pasur një krijimtari të pasur, shpesh duke portretizuar njerëz, që shpesh përfundojnë në gjakderdhje dhe vetëshkatërrim për shkak të forcave jashtë kontrollit të tyre.

“Dora e njohur e Oates-it turbulluese, magjepsëse dhe e ëmbël, por njëkohësisht shumë e hidhur, shkruan Entertainment Weekly. Për Cleveland Plain Dealer autorja provokon siç vetëm ajo di.
Romanet e saj më të mira përfshijnë: “We were the Mulvaneys”, “Do with me what you will”, “Foxfire”, “Beasts dhe Blonde”, roman kushtuar jetës së Marilyn Monroe-së, i cili së shpejti do të vijë në gjuhën shqipe, nga botimet “Pegi”. Është nderuar me çmime të shumta si National Book Award, PEN/Malamud, etj. Është anëtare e Akademisë Amerikane të Artit dhe Letërsisë.

“ Sikur ta kishin menduar mirë atë punë përdhunuesit, sikur të moskishin qenë aq të pirë, aq të droguar, aq të ndezur, do të kishin bërë çmos që ajo të kishte vdekur. Bashkë me të bijën dymbëdhjetëvjeçare që zvarrë-zvarrë kishte arritur të fshihej prapa stivës së varkave”.

“ …fëmijëria i përkiste kohës përpara, tashmë ti jetoje në epokën pas”,

“Ajo që nuk kishe kuptuar. Atë që s’mund të ta kishte thënë askush. Që përdhunimi nuk ishte një ngjarje aksidentale që kish ndodhur një natë në park, po aq rastësisht sa ç’bie rrufeja, por do të ishte, paskëtaj, krejt thelbi i jetës së Tina Meguajërit, rrjedhimisht, edhe i jetës sate”.

“Po, edhe mund t’u ketë buzëqeshur, domethënë e ka kruajtur vetë. Vërtet buzëqeshja mund të kish qenë e nderë, nervoze, siç mund t’I buzëqeshësh ndonjë qeni që të hakërrohet, por ama buzën e kishte vënë në gaz, atë buzën gjithë të kuq të Tina Meguajërit, me ato leshrat e saj. Ia kishte bërë vetes, e kishte kruajtur vetë. Çunat kishin orë të tëra që sorollateshin nëpër park, në kërkim të sherrit. Në kërkim të qejfit”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Drake surprizon shqiptarët në festat e nëntorit!
Pa kategori

Drake surprizon shqiptarët në festat e nëntorit!

29/11/2023
Olta nuk ka asgjë me Luanën dhe e tregoi me këtë veprim!
Pa kategori

Olta nuk ka asgjë me Luanën dhe e tregoi me këtë veprim!

21/11/2023
Ja kush është influencuesi më i suksesshëm në botë, pasuria e tij arrin mbi 80 milionë dollarë!
Pa kategori

Ja kush është influencuesi më i suksesshëm në botë, pasuria e tij arrin mbi 80 milionë dollarë!

29/10/2023
“Mezi po pres të takoj bebushen”, këngëtarja në pritje të ëmbël!
Pa kategori

“Mezi po pres të takoj bebushen”, këngëtarja në pritje të ëmbël!

09/10/2023
Barbana Dini bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Ergola Ergi!
Pa kategori

Barbana Dini bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Ergola Ergi!

19/09/2023
“Ç’na qenka kjo ndjesi?!”, Stefi Prifti tanimë ka një status të ri!
Breaking News

“Ç’na qenka kjo ndjesi?!”, Stefi Prifti tanimë ka një status të ri!

15/09/2023
Para
“Jam krenare”, Dua Lipa nuk ndalet, ja cili është suksesi i radhës!

“Jam krenare”, Dua Lipa nuk ndalet, ja cili është suksesi i radhës!





TË FUNDIT

Biseda për Dashin, takim për Binjakët, horoskopi sot për të gjitha shenjat është super!

Biseda dhe plane për këto shenja, horoskopi na e nisi ditën mbarë!

06/12/2023
E ka uruar Kiarën për shtatzëninë? Olta (nuk) na habiti me përgjigjen!

E ka uruar Kiarën për shtatzëninë? Olta (nuk) na habiti me përgjigjen!

05/12/2023
Model, aktor, balerin, 21-vjeçari italian i lë të gjitha dhe dëshiron të bëhet prift!

Model, aktor, balerin, 21-vjeçari italian i lë të gjitha dhe dëshiron të bëhet prift!

05/12/2023
Fjala e vitit 2023 nuk është as e thjeshtë, as e komplikuar, por e paparë!

Fjala e vitit 2023 nuk është as e thjeshtë, as e komplikuar, por e paparë!

05/12/2023
Kim Kardashian në një rol të ri

Kim Kardashian në një rol të ri

05/12/2023

MË TË LEXUARAT

  • “Mjaft e shitët veten kaq lirë”, mes aludimeve për ndarjen nga Olsi, Egli Tako reagoi (ashpër) për herë të parë!

    “Mjaft e shitët veten kaq lirë”, mes aludimeve për ndarjen nga Olsi, Egli Tako reagoi (ashpër) për herë të parë!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • EKSKLUZIVE/ Kiara dhe Luizi, prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Do apo nuk do nuk qëndron dot larg Shakirës, Pique fotografohet në Miami

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Është zyrtare, Ledri dhe Sara nuk janë më bashkë!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ja kush do të këndojë në dasmën e Kleas dhe Elgitit!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera