Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën 05/01/2026
Mungesa e higjienës në shtëpinë e BBV, ulet çmimi i madh!  05/01/2026
Pas afrimitetit me Selinën, Miri flet papritur për bashkëshorten: Ajo ka qejf… 05/01/2026
Pse u keqkuptua komenti i Luizit? Kiara reagon ndaj zhurmës online: “Nuk kam nevojë për…” 05/01/2026
Alba rrëzohet për herë të tretë brenda shtëpisë së BBVK! 05/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Përdhunuesit popullorë – Nga Flavio Qarri

24/08/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Përdhunuesit popullorë – Nga Flavio Qarri

Në adoleshencë nëse dëgjoja muzikë popullore bëhesha nervoz. M’u desh të rritesha e të mësoja ta vlerësoja. Të kisha të preferuarat e mia. Të dalloja qoftë edhe mes zërave të polifonisë. Mirëpo nuk pata fat ta kultivoja shumë se si ortek zbarkoi turbofolku. Krejt papritur banda të tëra me fshatarë nuk kishin më nevojë as të punonin e as të grabisnin. Mjaftonte të këndonin ose të bënin sikur këndonin. Të shkonin në ndonjë lulishte apo lokal dhe krejt papritur kishin edhe videoklipin e tyre për të përligjur veten. Personalisht do u kisha hequr mikrofonin nga dora këtyre njerëzve e do u kisha kthyer lopatën. Por këto janë avantazhet e lirisë e njëkohësisht pikat e dobëta të Shqipërisë. Le të marrim një këngë përsosmërisht të konceptuar, të remix-ojmë si sytë e ndonjë muzikanti qebaptoreje, gjejmë ndonjë kokshpullë që ka studiuar vetëm në kopësht ose çerdhe dhe e quajmë muzikë popullore. Para se të të bjerë infarkti fatmirësisht ka dhe arkiva, dhe për të shpëtar e gjen ndonjë copë Merita Halili apo Polifoninë e vërtetë labe, apo 1 milion shembuj të tjerë të vlefshëm që po ua kursej. Mirëpo koha kalon dhe këta përdhunues të muzikës popullore e qytetare zëvëndësojnë brezat dhe ja që i gjen dhe nëpër dasma. Kanë dhe një karakteristikë shumë simpatike, si meshkujt dhe femrat që përdhunojnë muzikën popullore kanë bark të madh. Po, po! Si duket nga qoftet që ende hanë fshehtas nëpër dasma megjithëse janë të pasur. Eh, vesi vdes me robin. Një moment që ndjen nevojën e brendshme për “mos t’u lënë Allahun”, por për ta marrë vetë situatën në dorë është rasti i këngëve patriotike. Fatmirësisht tekstet janë po ato por fytyrat, koreografia, vija melodike gati e padallueshme më japin dëshirën të rifreskoj torturat naziste. Dhe ju lutem mos thoni që po e teproj. Ajo ushtri me batakçinj muzikor po na përdhunon identitetin ndaj nuk bëhet qameti për 2 dhoma gazi…





Sqarim: Gjithçka shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.


Tags: Flavio QarriMuzika popullore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Skandal në Hollywood: Will Smith ka paguar dy milionë dollarë për të fshehur lidhjen homoseksuale?!

Skandal në Hollywood: Will Smith ka paguar dy milionë dollarë për të fshehur lidhjen homoseksuale?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera