Cardi B është liruar nga të gjitha akuzat në një çështje civile që nisi në vitin 2018. Reperja u akuzua nga roja i sigurisë Emani Ellis, e cila pretendonte se Cardi B e kishte sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar dëme emocionale dhe fizike. Ellis kërkonte një dëmshpërblim prej 24 milionë dollarësh.
Gjatë dëshmisë së saj në gjykatë, Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar, tha se ajo ishte në Beverly Hills për një takim me gjinekologun e saj. Reperja, e cila në atë kohë ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, pretendoi se Ellis e ndoqi dhe e filmoi pa leje, duke i shkaktuar frikë për privatësinë dhe sigurinë e saj.
Pas dëshmive të shumta, përfshirë atë të doktoreshës së Cardi B-së dhe asistentes së saj, juria vendosi në favor të reperes, duke e shpallur të pafajshme. Në një deklaratë për shtyp pas vendimit, ajo tha: “Unë punoj gjithë ditën dhe punoj shumë për paratë e mia, për fëmijët e mi, për njerëzit që kujdesem. Kështu që mos mendoni kurrë se do të më padisni dhe unë do të pranoj thjesht të paguaj.”
Megjithatë, një incident i papritur ndodhi në dalje të gjykatës. Teksa Cardi B po dilte nga seanca, një gazetar i bëri një pyetje provokuese, duke e pyetur nëse ishte shtatzënë përsëri. Reperja reagoi ashpër, duke i hedhur një stilolaps gazetarit, ndërsa sigurimi i saj ndërhyri për ta qetësuar. Cardi B iu drejtua gazetarit, duke i thënë: “Respektoni gratë, ose përndryshe!”








