Këtë javë përfundon një nga serialet më të pëlqyer turk e më të ndjekur në TV Klan “Dashuria është në ajër”. Seriali ka mbajtur mbërthyer pas ekranit për 7 muaj publikun shqiptar, me momente gazmore, prekëse dhe romantike. Këtij prodhimi turk tashmë i ka ardhur fundi dhe të mërkurën do të transmetohet episodi final. Eda dhe Serkan tashmë janë bashkuar dhe kanë ndërtuar familjen e tyre. Një beb është rrugës dhe të gjithë po e presin me padurim. Se ç’do të ndodhë gjatë kësaj jave po jua lëmë surprizë, vetëm po ju tregojmë se do të kemi një fund të lumtur.









