Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si do të bëhet seleksionimi i fituesve

01/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si do të bëhet seleksionimi i fituesve

Fituesit e lotarisë amerikane këtë vit do të shpallen, duke nisur nga nesër ora 18:00, ndërsa të gjithë ata që kanë aplikuar duhet të kenë kujdes për të parë përgjigjen dhe të mos bëhen pré e mashtrimeve me email. Gazeta “Shekulli” ka botuar sot njoftimin e bërë publik edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me njoftimet për emrat fitues. Këtë vit nuk do ketë njoftime personale përmes postës elektronike, por aplikuesit duhet të kontrollojnë vetëm në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit. Për lotarinë amerikane kanë aplikuar rreth 200 mijë shqiptarë.





Njoftimet

Ambasada Amerikane sqaron se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 2 maji 2017, deri të paktën më 30 qershor 2018, në faqen e internetit dvlottery.state.gov. Çdo komunikim me e­mail që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë për të rishikuar Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të EDVsë www.dvlottery.state.gov nga 2 maji 2017. “Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë. Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV2017 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2017 të Departamentit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 tetori 2017 deri më 30 shtator 2018. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2017”, theksohet në njoftimin e ambasadës. Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të DV2017 mund të pajisen me viza në kategorinë e DV­së vetëm nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017.


Programi

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. Nëse ju nuk e keni marrë akoma Garancinë Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës. Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës nё ditën e caktuar dhe vonesa të gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralajmërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).

Kontrolli

Si fillim, për të kontrolluar përgjigjen, duhet të keni përballë fletën e printuar ku gjenden të dhënat e aplikuesit, të cilat janë; kodi i konfirmimit të regjistrimit 16­shifror, emri dhe mbiemri juaj si dhe viti i lindjes. Për të proceduar me kontrollin duhet të përdorni browserin tuaj të internetit si për shembull; internet explorer, google chrome, mozilla firefox etj, duke shkruar në vendin e kërkimit; adresën zyrtare të webfaqes elektronike E­DV të departamentit të shtetit amerikan e cila është: www.dvlottery.state.gov/ESC/ . Pasi faqja të hapet, klikoni në butonin Continue (vazhdo) dhe më pas plotësoni hapësirat bosh me të dhënat përkatëse.

1­ Kodi i konfirmimit te regjistrimit 16 shifror (confirmation code – 2017XXXCRHXXXMDN)

2­ Mbiemri juaj

3­ Viti i lindjes

4­ Shkruani kodin e sigurisë që shikoni në figurë. Së fundmi, kontrolloni edhe njëherë të dhënat tuaja që vendosët në fushat e tekstit që plotësuat dhe më pas klikoni në butonin SUBMIT për t’u njohur me fatin tuaj.

Tags: lotaria amerikane
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
Next Post
FOTO-VIDEO/ Zhgënjen Linda Halimi, paraqitje e dobët në provën e parë në skenën e Eurovizionit

FOTO-VIDEO/ Zhgënjen Linda Halimi, paraqitje e dobët në provën e parë në skenën e Eurovizionit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera