Trendi i kohëve të fundit nuk ka të bëjë me veshjet, as me destinacione ekzotike, por lidhet me një fjalë që së fundmi është përfshirë furishëm dhe fuqishëm po ashtu, pikërisht podkastet. Sapo hedh një sy në Instagram, kupton se tanimë podkastet nuk numërohen me gishtat e njërës dorë, por shumë më tepër se aq. Alketa Vejsiu, Dojna Mema, Alice Tayler, Kastro Zizo, Big Basta, Renis Gjoka dhe Eugent Bushpesha, Santana Çomora dhe Niko Komani, Renata Çaçi e shumë të tjerë. Por prit pak, kush e nisi trendin e podaksteve? Në fakt ishte Mira Kazhani, podkasti i saj “Një zë me Mirën”, një hapësirë e thjeshtë, me dritë të zakonshme, veçse me njerëz e histori të jashtëzakonshme. Histori nga ato që e kapin Shqipërinë prej njërit cep në tjetrin, por jo vetëm atë, vendet evropiane e deri histori frymëzimi nga shqiptarët në Amerikë. Prej podkastit të saj edhe komentuesit në “Instagram” e kanë “ngacmuar” duke i kujtuar pikërisht këtë detaj, prerjen e shiritit të podkasteve.
“Eh, i angazhove të gjithë të bëjnë podkast”, shkruan komentuesja.
Nuk ka vonuar përgjigjjja, duhet pranuar tejet fine e Mirës.
“Nga puna s’ka parë njeri keq”, është përgjigur ajo dhe në fakt ka shumë të drejtë.
Kush e ka radhën për podkast?









