S’kanë kaluar shumë ditë, që nga dalja e saj e fundit në televizion ku bukuroshja Belen Rodriguez qante ‘live’. Siç duket argjentinasja shumë e famshme dhe e pëlqyer në Itali, po kalon një periudhë vërtetë të vështirë në jetën personale, pasi puna po i shkon më së miri. Belen aktualisht ndodhet në Los Angeles për setin e radhës të Guess, markës ku ajo është imazh në të gjithë botën. Mirëpo para se të nisej, Belen ishte në Napoli e sipas mediave italiane atje ndodhej dhe ish-burri i saj Stefano. Takim midis të dyve nuk duhet të ketë shkuar mirë, ose nuk është realizuar fare, shkruan “Novella 2000”. Belen është fotografuar në aereoportin e Capodichino teksa fshinte lotët.