Kjo nuk është një periudhë e lehtë për prezantuesen e dashur italiane Alessia Marcuzzi. Tashmë programi “L’Isola dei Famosi” paraqet për të një problem pas kritikave të shumta që ka marrë, dhe distancimi i Vatikanit për drejtimin e koncertit të Jubileut. E gjithë kjo zhurmë nuk ka ndikuar aspak mirë tek Alessia e cila ndonëse zakonisht është romantike dhe e buzëqeshur, përkrah burrit të saj të ri është shfaqur ndryshe. Moderatorja është fotografuar gjatë një sherri në aereoport me bashkëshortin Paolo Calabrese duke përfunduar në kopertinën e “Novella2000”.