Këngëtarja Greta Koçi, e cila ka mbetur në sytë e publikut 16 vjeçare e përjetshme feston sot ditëlindjen. Por a jeni kuriozë të dini sa vjeç mbush ajo sot?! Greta Koçi mbush plot 25 vjeç, ndonëse ka qenë edhe vetë ajo që e ka përdorur batutën e të qenurit 16 vjeç. “Sot mbusha sërish 16 vjeç. Faleminderit të gjithëve me zemër për qindra urimet tuaja. Përqafime, Greta”, shkruan me humor këngëtarja shqiptare.









