Dihet se Eranda Libohova ka një lidhje shumë të ngushtë me qenin e saj Tekila. Në shumë intervista ajo ka treguar se është shumë e ndjeshme ndaj kafshëve dhe prandaj ka vendosur të marrë në shtëpi qenin e saj.
Për më tepër ajo ka thënë se kujdeset vetëm për mamin, Tekilën dhe lulet. Në çdo vend ku ndodhet Eranda dhe në çdo intervistë do të jetë patjetër i pranishëm dhe qeni i saj. Madje duket se këtë dashuri dhe përkujdesje kaq të madhe Eranda e ka transmetuar edhe tek nëna e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën mamaja e këngëtares fërkon qenin me shumë kujdes dhe Eranda e di se Tekila është në duar të sigurta. /revistawho.com