Dy ditë më parë, aktorja e cila u bë e njohur në Shqipëri me rolin e ‘Bihter’ tek ‘Dashuri e ndaluar’, Beren Saat ka përjetuar momente të vështira. Teksa po dilte nga një restorant ku darkoi me bashkëshortin e saj, një përleshje me armë po ndodhte aty pranë mes dy grupeve të rinjsh. Çdo gjë ka shkuar mirë, pasi sigurimi i tyre privat ia ka dalë në kohë ta fusë çiftin brenda në restorant. “Këto ishin momentet të tmerrshme për dyshen, ndërsa aktorja ende nuk e ka marrë vetën nga ky incident”- ka thënë një burim pranë tyre. Shpresojmë që aktorja ta marrë veten shpejt e ta harrojë këtë ngjarje jo të këndshme.