Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare ka realizuar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktualisht ai është nën kujdesin e mjekëve në një prej spitaleve private në kryeqytet, ku u shtrua dy ditë më parë për shkak të një problemi urologjik.
Mësohet se Kadare, tashmë në moshën 80-vjeçare pritet të dalë nga psitali pas 2 apo 3 ditësh dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme./Opinion.al








