Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Përparim i jashtëzakonshëm, kura kundër HIV-it rezulton pozitive

02/10/2016
in Jetë
Reading Time: 1 min read
A A
Përparim i jashtëzakonshëm, kura kundër HIV-it rezulton pozitive

Lajme të mira vijnë për luftën ndaj virusit HIV, pasi shkencëtarët thonë se kanë bërë një hap përpara me metodën e re. Një pacient i infektuar nuk dha më shenja të virusit, pasi provoi kurën e 5 universiteteve më të mira britanike, në bashkëpunim me shërbimin shëndetësor kombëtar. I cilësuar si një përparim i jashtëzakonshëm, kura e re është kombinimi i disa ilaçeve standarde në luftën kundër HIV-it, me një medikament që vë në gjumë virusin, si dhe me një vaksinë e cila nxit sistemin imunitar të shkatërrojë qelizat e infektuara. Megjithatë, metoda është ende në fazë hulumtimi. 50 pacientë po marrin pjesë në testet e saj, por fakti se njëri prej tyre tregoi se nuk kishte më gjurmë virusi në gjak e entuziasmoi grupin kërkimor. Lufta kundër HIV-it është cilësuar si një sfidë e madhe e shëndetësisë botërore. Përpjekjet për shfarosjen e tij nuk kanë dhënë efekt dominant. Në të gjithë botën numërohen 37 milionë njerëz që jetojnë me HIV, ndërsa në një shifër thuajse të ngjashme, 35 milionë të tjerë kanë vdekur nga virusi. I vetmi person që besohet se është shëruar plotësisht nga HIV është Timothy Ray Brown, një amerikan i cili bëri transplant të palcës kockore për të zëvendësuar qelizat kanceroze me ato të një donatori. Brown njihet ndryshe me nofkën “pacienti i Berlinit”, pasi trajtimi i tij u zhvillua në Gjermani.






Tags: hivkura
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
iPhone 8, prej çeliku dhe xhami

iPhone 8, prej çeliku dhe xhami








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera