Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Përplasja mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, “Digitalb” deklaron: Përgjegjësia, e jona!

21/03/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Përplasja mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, “Digitalb” deklaron: Përgjegjësia, e jona!

Prej disa ditësh media vlon nga deklaratat e Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit. Gjithçka nisi kur gazetari i njohur bëri një deklaratë për mënyrën si Ilda Bejleri, moderatorja simpatike vishet në emisionin sportiv që drejton në “SuperSport”. Për herë të parë pas gjithë akuzave dhe kundër akuzave reagon “Digitalb” me një deklaratë zyrtare mbi këtë çështje në programin “Top Show Magazine”. Në këtë deklaratë, platforma zbulon që pergjegjësia e gjitha bie mbi të. Por gjithashtu shpjegon se asgjë në veshjen e moderatores nuk është e gabuar… Më poshtë lexoni dhe deklaratën e plotë:





DEKLARATË

Digitalb, ka ndjekur me vëmendje debatin e ngritur ditët e fundit në lidhje me kritikat për veshjen e moderatoreve të emisioneve sportive. Digitalb, vëren me keqardhje që debati ka mangësi që në zanafillë.


Së pari,

ai është një debat i ngritur gabimisht mes një joprofesionisti të fushës dhe një moderatoreje, kur duhej të ishte një debat mes një profesionisti e një televizioni. Nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshjen, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit a të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e Medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj. Televizioni, për ata që janë profesionistë të fushës, është puna e një grupi njerëzve ku përgjegjësitë nuk i mban vetëm ai që del në ekran, por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv.

Së dyti,

për rastin konkret, moderatorja e sulmuar, znjsh. Ilda Bejleri, është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh. Në performancën e saj televizive ajo i sjell të treja këto cilësi në ekran, sepse të treja janë pjesë e punës dhe personalitetit të saj. Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm duke nxjerrë atë element jashtë së tërës.

Së treti,

Digitalb në tërë produktet e veta ndjek nga afër modelet dhe standartet më të mira europiane, qofshin ato teknologjike dhe kreative. Ndërthurja e cilësisë së përmbajtjes me një imazh sa më bashkëkohor e që të vijë sa më pranë nevojave të publikut të dekadës së dytë të mijëvjeçarit është sfida jonë kryesore, të cilën e marrim me shumë seriozitet.

Dhe së fundi,

televizioni shqiptar ka shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik dhe pa kompromise. Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvëndësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio edhe se fundmi edhe si moderator programesh, e cila po behet nje tendence; nga varfëria e ideve e e personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin. Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis. /revistawho.com

 

Tags: Deklarata DigitalbIlda Bejler-Mustafa Nano
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
Young Zerka bashkëpunim me një nga këngëtarët më të dashur për shqiptarët

Young Zerka bashkëpunim me një nga këngëtarët më të dashur për shqiptarët








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera