Ajo e Kate Middleton dhe Meghan mund të kishte qenë historia e një miqësie të bukur mes kunatash. Por siç tashmë e dini nuk doli ashtu, megjithëse nisi bukur. Kur Harry e prezantoi Meghan në familjen e tij, në fillesat e marrëdhënies siç vetë Meghan ka treguar, u prit shumë mirë nga Kate. “Ajo ishte e mirë dhe e ëmbël”, ka thënë në një prej intervistave të hershme aktorja. Ato ishin mikesha, madje Kate këshillohej shumë me Meghan. Ekspertët mbretëror kanë thënë shpesh se të dyja mund të kishin një miqësi të mirë dhe Middleton mund të kthehej në një këshilluese për Meghan për ta ndihmuar të mësohej shpejt me jetën e saj të re, por kjo nuk ndodhi.
Dy vëllezërit dhe bashkëshortët përkatës të Kate dhe Meghan u bënë pjesë e dramës më të madhe mbretërore të viteve të fundit.
Gjërat mes dy çifteve morën kthesë të ashpër kur në 7 Mars 2021, në një intervistë shokuese për Oprah Winfrey, në të cilën Sussexes e shkatërruan totalisht familjen mbretërore, Markle përmendi kunatën duke deklaruar se pak para dasmës ajo e kishte bërë të qante për një çështje që lidhej me të bijën, Charlote. Më pas vet Meghan tha se Middleton kishte shkuar t’i kërkonte falje duke i dërguar lule.
Por vazhdimi i kësaj historie që sipas The Times nuk ishte treguar deri në fund, ishte ndryshe. Kur Kate kish shkuar me lule dhe kërkesën për falje, Meghan i kishte reaguar keq duke i përplasur derën pa e dëgjuar dhe lulet i hodhi.
Sipas disa ekspertëve mbretërorë dhe gazetarëve, baza e sherrit mes dy kunatave ishte fakti që Kate do bëhej mbretëreshë, e sipas tyre Meghan nuk mund ta përtypte këtë fakt. Për më tepër aktores nuk i pëlqente aspak vendi ku jetonte, pasi e shihte si më pak të rëndësishëm dhe të papërfillshëm në krahasim me kushtet që kishte William dhe Kate në apartamentin e tyre.
Pavarësisht rrënjës së konfliktit mes dy kunatave mbretërore, ato nuk e kanë parë njëra-tjetrën prej dy vitesh dhe tashmë një oqean i ndan, gjë që me siguri i gëzon të dyja./revistawho.com