Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit! 06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Përse brezi ynë po e humbet aftësinë për të dashuruar? Kush është armiku?

27/05/2021
in Jetë, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Përse brezi ynë po e humbet aftësinë për të dashuruar? Kush është armiku?

Gjenerata e sotme ka hequr dorë nga dashuria apo të qenët të dashuruar. Sipas një artikulli të publikuar në “EliteDaily.com”, ne do të mbahemi mend për këtë gjë. Për më tepër, sepse kemi braktisur romantizmin, kuptueshmërinë dhe durimin, duke i lënë vend interpretimit racional të tjetrit. Ja cilat mund të jenë arsyet, se pse ne jemi kaq indiferentë sa i takon ‘dashurisë’.





Kujdesemi më shumë për kënaqësinë e momentit

Tendenca më e përgjithshme e gjeneratës sonë është nevoja për kënaqësi të menjëhershme. Jemi rritur dhe po rritemi në një kulturë, e cila na lejon aksesin e menjëhershëm të çdo lloj gjëje. Nëse duam ushqim, e gjejmë për pak minuta. Nëse jemi të zemëruar, gjejmë qetësi te ndonjë lojë në telefon. Nëse kemi nevojë për indikacione ose ndonjë përgjigje për ndonjë pyetje, duhen vetëm pak sekonda etj. Kështu që, dashuria nuk është për t’u jetuar rastësisht, por për të gjithë jetën.


Kulturë e ndërtuar mbi drogën dhe alkoolin

Droga dhe alkooli janë forma më e zakonshme e automjekësisë. Kur ndihemi të trishtuar dhe jo të palumtur, dalim dhe pimë. Kur jemi të stresuar ose jo në gjendje për të menaxhuar jetën tonë, kalojmë në substanca më të forta. Natyrisht jo të gjithë pinë alkool ose marrin drogë, por kjo është një tendencë e kësaj gjenerate. Droga dhe alkooli shpesh janë armiku i dashurisë.

“Flemë” në shumë shtretër

Disa më pak se të tjerët, por pjesa më e madhe e individëve kanë më shumë se një partner në një vit. Mos të keqkuptohemi, por fjetja në shumë krevate shkakton një ndjenjë boshllëku. Në fillim është ngazëlluese dhe e kënaqshme, por kjo na bën të ndihemi edhe më shumë vetëm.

Gjithnjë e më shumë egocentrikë

Çdokush është egocentrik; të gjithë ne mendojmë për nevojat tona dhe para së gjithash për veten tonë. Nëse kjo është një e mirë ose e keqe, nuk ka rëndësi; bën pjesë në natyrën njerëzore. Problemi shfaqet kur egocentrizmi ynë tejkalon aftësinë tonë për të provuar empatinë.

Dalim me dikë thjesht “për të dalë”

Është kthyer si një lloj sporti. Dalim me dikë, sepse besojmë se duhet ta bëjmë. Duhet të gjejmë dikë që mund të dashurohemi dhe me të cilin/cilën mendojmë të kalojmë gjithë jetën tonë. Kjo logjikë sigurisht që nuk çon askënd drejt së vërtetës.

Nuk tolerojmë

Duam që gjërat të shkojnë sipas mënyrës sonë, gjithmonë. Pra ne nuk mendojmë për tjetrin apo për situatat dhe marrëdhëniet që krijojmë në përgjithësi. Ne duket sikur nuk e njohim kompromisin.

Besojmë te përrallat

Çfarë na pëlqente kur ishim të vegjël? Pjesa më e madhe e njerëzve të moshës sonë do të thoshte filmat vizatimorë të Disney-t. Jemi rritur me këto përralla dhe kemi mësuar gjithçka rreth dashurisë përmes atyre historive. Problemi është se këta filma janë jo realistë dhe shpesh na bëjnë më shumë keq, sesa mirë.

Synojmë drejt perfeksionit

Nuk është. Nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë. Megjithatë, jemi të gjithë në kërkim të personit perfekt. Të gjithë kërkojmë të bëhemi një person perfekt. Por fatkeqësisht, gjithmonë dështojmë.

Rritja profesionale

Na pëlqen fakti se gjenerata jonë është në të vërtetë e para gjeneratë, e cila vë theksin mbi individin, si dhe te rritja profesionale. Por problemi është te fiksimi i objektivave jo të duhur. Pra, ne duhet të jemi më të qartë se çfarë dëshirojmë në të vërtetë.

Shumica nuk janë në gjendje të dashurojnë

Dashuria është burim konfuzionesh, sepse nuk jemi në gjendje ta kuptojmë. Pra problemi është se, nëse nuk arrijmë ta kuptojmë dashurinë, qëllimin, kufijtë dhe defektet e saj, ne nuk do të jemi të lumtur. Ky është një fakt./revistawho.com

Tags: armikbrezatbrezi i riDashuria
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Next Post
Partnerja e Shpat Kasapit tregon të vërtetën e shtatzënisë

Partnerja e Shpat Kasapit tregon të vërtetën e shtatzënisë

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera