Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn… 03/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë? 03/02/2026
“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin… 03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit! 03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit 03/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Përse e takon dikë, atëherë kur më pak e pret?

10/10/2017
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Përse e takon dikë, atëherë kur më pak e pret?

Është kaq e lehtë, sa që mund të funksionojë. Shumica e atyre që nuk janë në lidhje mund të konfirmojnë se e kanë ndjerë këtë këshillë të urtë, të realizuar, të paktën një herë në jetën e tyre të vetmuar: “Ju do të ndeshni në dikë, atëherë kur kërkoni më pak”.





Pra, pse njerëzit thonë kështu? Sipas ekspertëve të çifteve dhe marrëdhënieve, fakti është se është e vërtetë.

“Nëse përqendrohesh aq shumë në idenë e takimit me dikë, stresi duket një kilometër larg”, thotë Kelli Fisher, trajnere e jetës dhe marrëdhënieve.”Kur nuk është një obsesion dhe ju shijoni momentin pa paragjykime, gjërat mund të evoluojnë në mënyrë spontane”.


Në vend që të kërkoni në mënyrë aktive një partner, ja se ku duhet të përqendroheni, sipas ekspertëve.

1. Kushtojuni hobeve dhe interesave tuaja

“Dedikojuni atyre aktiviteteve që ju bëjnë të lumtur ose të gëzojnë, si hobe, marrëdhënie me miqtë, familjen, udhëtime ose një afrim me besimin. Kur të ndiheni më të suksesshëm, atëherë do ta “shkundni” ligjin e tërheqjes, sepse njerëzit do të shohin tek ju gëzimin e jetës dhe do ta duan për vete”, thotë Fisher.

2. Rigjej miq të vjetër

“Ne shohim njerëz që rigjejnë besimin, që bashkohen me grupe të angazhuara në udhëtime ose në sport, të cilët mësojnë diçka ose që janë në shoqëri me njerëz me vlera dhe hobi të njëjta, por edhe njerëz që rigjejnë miqtë e vjetër”, thotë Fisher. Ka gjithmonë “miq të miqve” për të njohur, kur frekuentoni grupe të ndryshme – dhe ju përfundoni duke takuar njerëz pa u munduar fare.

3. Mendoni për atë që doni nga një marrëdhënie

Bërja e një pushimi, nga kërkimi aktiv i një partneri gjithashtu ju jep mundësinë të zbuloni se çfarë doni nga marrëdhënia e ardhshme, shpjegon Tana Gilmore, trajnere i jetës dhe marrëdhënieve, si dhe partnere e Fisherit. “Ju mund të zgjidhni problemet dhe vështirësitë që keni hasur në të kaluarën për shkak të zgjedhjeve të gabuara dhe si rezultat, ju mund të tërhiqni llojin e miqve që ju nevojiten dhe që meritoni”.

4. Hiqni dorë nga listat

“Do ta formuloja kështu: Ju do ta gjeni dashurinë, atëherë kur më pak e prisni” – në këtë rast me dikë që mund të mos jetë tipi juaj, apo personi që kërkoni”, thotë Andrea Syrtash, autor i “Ai thjesht nuk është tipi juaj (Dhe Kjo është një gjë e mirë)”. “Të shumtë janë ata që fiksohen në listat e tyre dhe nganjëherë neglizhojnë partnerë të mirë potencialë, që nuk përputhen me atë identikit. Por mos u martoni me një copë letër”.

5. Shikoni përreth

“Në disa raste [gratë që kam intervistuara] kuptuan se kishte një sintoni mes tyre dhe një shoku apo kolegu i cili nuk ishte romantik në fillim, por që i bënte ato të lumtura”, thotë Syrtash. “Në raste të tjera, disa prej këtyre njerëzve kanë qenë në gjendje të gjejnë dashuri kur i kanë ikur presionit për të gjetur ‘partnerin ideal’. Ishin më të pranishëm në veten e tyre dhe fakti që nuk mendonin për këtë, i shtyu shumë prej tyre drejt gjetjes së marrëdhënieve spontane me njerëzit e tjerë”. / Bota.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Vrasje në azilin e pleqve, e moshuara kryen “krimin perfekt” por diçka e tradhëton

Vrasje në azilin e pleqve, e moshuara kryen “krimin perfekt” por diçka e tradhëton








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera