Nëqoftëse ndiheni gjithmonë të uritur dhe mendoni vazhdimisht për ushqimin, kjo mund të duket diçka natyrale për ju, por në fakt mund të jetë tregues i një problemi shëndetësor.
Mjekët specialistë shpjegojnë se ekzistojnë disa arsye apo problematika që ju bëjnë të ndiheni gjithmonë të uritur.
Dehidratim
Shumicën e kohës ndjesia e etjes ngatërrohet me ndjesinë e urisë. Nëqoftëse jeni gjithnjë të uritur, por nuk pini mjaftueshëm lëngje, atëhere ju jeni të dehidratuar.
Për ta kuptuar nëqoftëse jeni të dehidratuar ose jo, mjafton të kontrolloni ngjyrën e urinës tuaj. Në rastë se urina ka ngjyrë portokalli ju jeni tërësishtë të dehidratuar, ndërsa kur ka ngjyrë portokalli të errët, do të thotë se duhet të pini shumë ujë. Nëqoftëse ngjyra e urinës është kafe e errët, duhet të konsultoheni me mjekun specialist, pasi jeni ekstremisht të dehidratuar.
Hipertiroidizmi
Nëqoftëse jeni gjithë kohës të uritur dhe vazhdoni të bini në peshë, do të thotë se keni probleme me tiroiden.
Hipertiroidizmi bën që metabolizmi juaj të jetë më i shpejtë nga sa funksionon normalisht. Për të kuptuar nëse është apo jo ky shkaku duhet të shkoni te mjeku dhe të shihni funksionin e tiroides.
Shmangni vaktet
Në rast se ecni me idenë se po të shmangni një vakt do të dobësoheni e keni gabim, sepse në këto raste trupi juaj depoziton dhjam për të përballuar mungesën e ushqimit. Sipas dietologëve duhet të konsumojmë ushqim çdo 4-5 orë, për t’u ndjerë gjithmonë të ngopur dhe me energji.
Nuk flini mjaftueshëm
Gjumi është rregullatori kryesor i hormoneve. Kryesisht hormonet që shkaktojnë stresin, lidhen direkte me ciklin e gjumit. Dëshira për të ngrënë vazhdimisht, ushqime të rënda dhe të yndyrshme, tregonë se ju jeni të mbilodhur dhe të pa ngopur me gjumë. Përveç kësaj ju mund të ndjeni ndryshime në humor, vështirësi në përqëndrim dhe si rrjedhojë shtim në peshë.
Nuk përqëndroheni kur ushqeheni
Duke mos u përqëndruar tek ajo që po hani, rrezikoni të konsumoni më shumë ushqim se dikush që është i vëmendshëm ndaj asaj që po ha. Sipas studiuesve, kush ha shpejt, konsumon 60 kalori më shumë se dikush që ushqehet ngadalë.
Jeni shumë të stresuar.
Kur jemi të stresuar rritet niveli i hormonit të kortizolit, i cili shton ndjesinë e urisë.
Nuk hani mjaftueshëm proteina.
Konsumimi i proteinave ju jep ndjesinë e ngopjes dhe nuk ndiheni të uritur për një periudhë më të gjatë kohore. Proteinat mund ti merrni nga veza, mishi, peshku etj.
Medikamentet
Disa medikamente mund të shtojnë urinë, midis të cilave edhe vitamina C./revistawho.com