Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Përse nuk duhet t’i tregojmë ëndrrat që shohim?!

20/09/2017
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Përse nuk duhet t’i tregojmë ëndrrat që shohim?!

Ekzistojnë disa teori që kërkojnë të shpjegojnë se pse ëndërrojmë apo interpretojmë kuptimin e ëndrrave tona. Një nga këto është teoria e aktivizimit të sintezës. Ky model u zhvillua në vitin 1976 nga J. Allan Hobson dhe Robert McCarley. Sipas saj, qarqet e trurit aktivizohen gjatë gjumit REM, një fazë e karakterizuar nga një aktivitet i fortë cerebral, në të cilën sytë lëvizin me shpejtësi në drejtime të ndryshme dhe personi ëndërron.





Ky sistem lejon aktivizimin e zonave të sistemit limbik – domethënë, atë grup formash të trurit të telencefalusit dhe diencefalusit, të përfshira në kontrollin e emocioneve, ndjesive dhe kujtimeve.

Truri sintetizon këtë aktivitet të brendshëm – duke ëndërruar – dhe përpiqet t’i japë kuptim këtyre sinjaleve. Ky model sugjeron që ëndrrat janë një interpretim personal i sinjaleve që prodhon truri gjatë gjumit. Ekzistojnë pra, më parë emocionet e brendshme dhe pastaj ëndrrat, të cilat janë një përpjekje për të kuptuar këto emocione.


Një tjetër teori e rëndësishme është simulimi i rreziqeve. Truri në fazën e ëndërrimit, përgatitet për më të keqen duke e përjetuar atë situatë: është sikur të përpiqesh të stërvitesh ose të përgatitesh për frikërat e jetës reale. Stresi, ankthi dhe përvojat dramatike rrisin predispozicionin për të parë ëndrrat e këqija, si edhe shpeshtësinë e tyre. Dhe i njëjti makth mund të përsëritet disa herë, për të trajnuar trurin që të njohë gjendjen negative.

Makthet veprojnë si një realitet virtual në tru, duke riprodhuar skenarët më të tmerrshëm që mund të ndodhin në jetë. Kushdo që sheh ëndrra të këqija kur bie në gjumë, është më i stërvitur për të reaguar në kohë të vështira dhe për të gjetur një zgjidhje.

Këto dy teori shpesh paraqiten si konkurrente, por edhe pse e para i përcakton ëndrrat si një interpretim të inputeve të brendshme, ndërsa e dyta i përcakton ato si përpunim të të dhënave të jashtme, të dyja teoritë i përcaktojnë ëndrrat si një përpjekje për të vënë rregull, në një gjendje kaosi. Duke marrë shtysë nga teoria e simulimit të rreziqeve, është e mundur të supozohet se kjo tendencë vjen nga nevoja për të ndarë ëndrra veçanërisht mbresëlënëse, për të marrë nga personi tjetër një mënyrë dhe një vizion tjetër për t’i rrokur dhe kuptuar, dhe në fund përgatitur për to. Na pëlqen të flasim për ëndrrat sepse në këtë mënyrë ne mund të përgatisim veten për të vepruar në situata të rrezikshme, që mund të ndodhin në të ardhmen.

Mënyra se si i vlerësojmë ëndrrat tona ndikohet nga fakti që informacioni negativ që përmbajnë ato, i bën ato të rëndësishme, por shpesh vetëm në sytë tanë. Niveli i interesit që këto ëndrra mund të ngjallin në të vërtetë është i shtrembëruar nga paragjykimet tona: nuk është e thënë që bashkëbiseduesi ynë të jetë po aq i interesuar për t’i dëgjuar.

Së dyti, duhet të kemi parasysh se ëndrrat tona janë të lidhura me emocionalitetin tonë, kështu që rrëfimi ndikohet nga ndjenjat tona. Në këtë dritë, është e lehtë të kuptojmë se ëndrrat që për ne janë të ngarkuara me përmbajtje, mund të duken të parëndësishme dhe nganjëherë qesharake për ata që na dëgjojnë, shkruan “bota sot”. Ne priremi të mendojmë se ëndrrat tona janë me të vërtetë të çuditshme, por në fakt, rreth 80 për qind e ëndrrave përshkruajnë situata të zakonshme. Çështja është se ne tentojmë të kujtojmë dhe të flasim për ato më të çuditshmet.

Informacioni që nuk kuptojmë shpesh mund të nxisë kuriozitetin tonë, veçanërisht në prani të emocioneve të forta: mospërputhjet dhe situatat që duket se janë të pakuptimta në ëndërr na duken të mbushura me kuptime, që meritojnë diskutime dhe interpretime. Duke marrë parasysh këtë informacion, mund të kuptojmë më mirë se si shumica e ëndrrave tona janë të mërzitshme për ata që na dëgjojnë, shkruan bota.al. Nëse ende e ndiejmë dëshirën për të folur për të, qasja e duhur mund të jetë identifikimi i një metode me të cilën duhen adresuar kërcënimet që gjenden në to. Nëse ëndrra na ka mësuar një mënyrë për t’u marrë me një problem, ndarja e asaj historie do të jetë me interes për bashkëbiseduesit.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Next Post
Parashikimi i motit, e hënë 18 shtator 2017

Parashikimi i motit, e enjte 21 shtator 2017








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera