Aktorja Mariana Kondi u bë një prej personazheve më të pëlqyer në “Ferma VIP”. E ftuar së fundmi në një emision televiziv, ajo ka rrëfyer se me cilët nga personazhet mban ende kontakt.
“Dijonisi më merr në telefon, Renisi, Ditea, Buçko, më shkruajnë shpesh mesazhe, Gloria po ashtu. Rigelsa që është në Itali më merr shpesh në telefon, madje e ftova dhe tek filmi im, por do vijë t’a shohi në ditët në vazhdim. Jemi goxha mirë.
Valeri është në një detyrë shumë të rëndësishmë se është mjek, kur të shihemi do flasim, por të gjithë shpërndahen në punët e tyre”, tha Mariana.