Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Personazhet triumfues të 2018-tës

31/12/2018
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Personazhet triumfues të 2018-tës

Një sërë kompeticionesh rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve gjatë këtij viti. Të konkurrosh mes emrave më të njohur gara bëhet më e fortë, megjithatë këta personazhe VIP arritën që të ktheheshin në shtëpi me një trofe.





Përveçse në këndim, Soni Malaj ka aftësi të veçanta edhe në kërcim dhe pikërisht për këtë arsye u shpall fituese e spektaklit “Dancing With the Stars”. Përkrah partnerit të saj në kërcim, Dion Gjinika, Soni shkëlqeu në të gjitha performancat e saj. Për më tepër ajo mori dhe vlerësimin maksimal nga vetë kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri, i cili e cilësoi si një balerinë profesioniste.


‘Mall’ ishte kënga me të cilën Eugent Bushpepa përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2018”. Zëri i fuqishëm i Eugentit tërhoqi vëmendjen e të gjithë fansave të festivalit më të madh europian. Artisti arriti të bënte krenarë të gjithë shqiptarët dhe për këtë arsye pas pjesëmarrjes në ‘Eurovision’ u vlerësua me një tjetër çmim shumë të rëndësishëm. Mes emrave më të njohur të muzikës shqiptare si: Elton Deda, Aurela Gaçe, Elhaida Dani, Alban Skënderaj dhe Miraim Cani si dhe Anxhela Peristeri, Bushpepa fitoi çmimin e ‘Këngës së vitit’ në ndarjen e çmimeve ‘Kult’.

Pas një mungese relativisht të gjatë në kompeticionet muzikore, Flori Mumajesi u rikthye sërish për të triumfuar në 20-vjetorin e ‘Kënga Magjike’.  Balada e ndjerë, ‘Plas’, rrëmbeu zemrat e publikut në një kohë fare të shkurtër dhe mund të cilësohet edhe si një nga hitet e këtij viti. Flori fitoi edhe çmimin ‘Balada më e mirë’ dhe gjithçka ia dedikoi fansave të muzikës së tij, që e kanë mbështetur në çdo moment.

Rikthimi i saj në një festival këtë vit rezultoi më i suksesshëm se kurrë. Jonida Maliqi arriti të triumfonte në ‘Festivalin e Këngës’ në ‘RTSH’ përballë artistëve më të mirë shqiptarë. ‘Ktheju tokës’ është kënga me të cilën Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”. Me zërin e saj potent dhe mesazhin e fuqishëm të këngës, që prek pothuajse të gjithë shqiptarët, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Jonida fitoi dhe është plotësisht gati për të provuar skenën magjike të “Eurosong” në Izrael.

Çifti i njohur i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga u shpallën fitues në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”. Falë përkushtimit të tyre dhe seriozitetit në garë, ata nuk mund të dalloheshin nga trupa profesioniste e balerinëve. Përveçse morën të gjitha komentet pozitive të jurisë, ata ishin edhe një nga çiftet më të preferuara të publikut.

16-vjeçarja Alba Bajrami rrëmbeu kurorën e më të bukurës shqiptare në edicionin e 20-të të “Miss Shqipëria”. Pavarësisht se ishte eksperienca e saj e parë si modele, Alba arriti të fitonte mes 31 vajzave bukuroshe.

Trejsi Sejdini u shpall si më e bukura mes 23 vajzave konkurrente në ‘Miss Universe Albania’. 18-vjeçarja nga Elbasani përfaqësoi Shqipërinë edhe në kompeticionin ndërkombëtar të ‘Miss Universe’, të organizuar në Tailandë. Pavarësisht se nuk ia doli të triumfonte, ajo fitoi zemrat e shumë fansave tajlandezë dhe jo vetëm. / revistawho.com

Tags: fituesitpersonazhetTe famshem
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post
Humbje të mëdha për artin shqiptar, ja figurat e njohura që ndërruan jetë në 2018-tën

Humbje të mëdha për artin shqiptar, ja figurat e njohura që ndërruan jetë në 2018-tën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera