• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Përtej modës, nisma e stilistes gjermane për fëmijët shqiptarë

Nëse keni ndjekur fotot që poston fotografi Endrit Mërtiri në Instagram, e keni parë photoshoot-in plot ngjyra dhe modelet shqiptare të veshura me fustane që bien menjëherë në sy. Këto janë krijimet e Ines Castro, një stiliste e re gjermane, por që premton shumë. Ajo ka bashkëpunuar për një projekt me Endrit Mërtirin i cili synon t’i dhurojë të ardhurat e koleksionit të Inesit për fondacionin Down Syndrome Albania. Në një intervistë me Revistën Anabel, stilistja rrëfen lidhjen e saj me Shqipërinë, pse vendosi të sjellë në vendin tonë të gjitha të ardhurat e krijimeve të saj.

“Në fakt ideja lindi në Shqipëri. Isha duke takuar babanë tim. Ai jeton dhe punon këtu, kështu që vizitat e mia në Shqipëri janë të përvitshme. Kur po e prisja në zyrën e tij pashë këto kartolinat e vogla të zbukuruara me vizatime fëmijësh. Më frymëzuan menjëherë dhe nisa të imagjinoja. Por gjithçka mori kuptim kur më thanë se ishin realizuar nga fëmijët e fondacionit DSA. U preka vërtet. Ato ngjyra dhe linja u shndërruan në historitë dhe ëndrrat e fëmijëve të vegjël. Duhej patjetër të bëja diçka për ta. E kisha të gjithë koleksionin në mendje, por duhej ta realizoja në Shqipëri, sepse i dedikohej pikërisht atyre: fëmijëve shqiptarë. Mendova çdo detaj dhe vendosa të kontaktoja Endritin. Doja më të mirët e fushës. Edhe pse kam qënë gjithnjë një njeri i ndjeshëm, këta fëmijë më kanë mësuar që ëndrrat dhe ngjyra nuk kanë kufij. Është normale të jesh ndryshe nga të tjerët”, -është shprehur stilistja.