Loredana u shpall këngëtarja më e mirë zviceriane për vitin 2019 në MTV Europe Music Awards. Por ajo nuk ka qenë e vetmja këngëtare që është vlerësuar me çmim. Ka qenë Ava Max, e cila u ngjit në skenë për të performuar dy hitet e saj “Torn” dhe “Sweet but psycho”. Kjo e fundit bëri që Ava të rrëmbente çmimin e “Best Push”. Në të njëjtën kategori ajo konkurronte me Billie Eilish, H.E.R., Mabel dhe Rosalía. Kujtojmë se MTV EMA këtë vit u zhvillua në qytetin e Seviljes, në Spanjë.
https://www.youtube.com/watch?v=WljmTUSFuZw