Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Pesë fakte interesante që duhet t’i dini për grupin e gjakut

10/11/2016
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pesë fakte interesante që duhet t’i dini për grupin e gjakut

Kur është hera e fundit që keni menduar për grupin gjakut që  keni?





Nuk është diçka që të vjen ndërmend kur je duke u zgjuar apo duke fjetur. Të paktën jo derisa ta kuptoni se sa ka rëndësi ta dini ndikimin që mund të ketë lloji juaj i gjakut, transmeton Telegrafi.

Lloji i gjakut ndikon në atë se çfarë ushqimi duhet të hash.


Siç është edhe konfirmuar nga Peter J. D’Adamo, lloje të caktuara të gjakut mund të rezultojnë në dallime të nevojave ushqyese.

Personat me grupin O të gjakut kanë tendenca të kenë probleme me stomakun dhe tretjen. Prandaj, ata kanë nevojë për ushqime me përqindje të lartë të proteinës, pra mishra, peshk, perime etj.

Personat me grupin A kanë sistem të ndjeshëm të imunitetit prandaj duhet të hanë shumë agrume dhe perime si brokoli, spinaqi dhe hudhra.

Personat me grupin e gjakut B kanë tendenca të prodhojnë më shumë kortizol (hormon i stresit) sesa normalja. Rekomandohet që personat e tillë të shmangin acidet trans-yndyrore, vajrat e perimeve, alkoolin etj.

Individët me grupin AB të gjakut zakonisht kanë mungesë acidi në stomak. Ata duhet të konsumojnë gjëra si uthulla e mollës dhe mjalti manuka për t’i ngritur nivelet e acidit në stomak dhe për të siguruar tretje të mirë.

Grupi i gjakut ndikon edhe në personalitet

Kjo është e njohur prej kohësh në mjekësinë aziatike.

Personat me grupin A të gjakut kanë tendenca të jenë zemërgjerë dhe të mëshirshëm, persona të cilët i vendosin nevojat e të tjerëve para të vetave.

Personat me grupin A të gjakut zakonisht janë individë që kanë qejf të dalin, janë shumë të shoqërueshëm dhe emocionalisht elastike, transmeton Telegrafi.

Ndërsa individët me grupin e gjakut AB kanë tendenca të jenë racional dhe të fortë, me shumë pak brenga.

Në anën tjetër, individët me grupin O të gjakut kanë tendenca të brengosen shumë, por janë shumë praktikë dhe të organizuar.

Grupi i gjakut ndikon në pjellori

Studime të shumta kanë treguar se gratë me grupin O të gjakut kanë tendenca të jenë më pak pjellore.

Studimi, i cili i ka vëzhguar gratë në të 30-at, ka zbuluar se gratë me këtë grup të gjakut kanë më pak vezë ose vezët kanë më shumë problem në mirëmbajtjen e pjellorisë.

Të stresuar ose të zemëruar tërë kohën? Shikoni grupin e gjakut

Për shkak se personat me grupin A të gjakut prodhojnë kortizol më shumë se normalja, nivelet e tyre të stresit kanë tendenca të jenë më të larta sesa mesatarja.

Njohuritë për grupin e gjakut që e keni mund t’ua shpëtojnë jetën

Të supozojmë se jeni duke udhëtuar në shtete të ndryshme dhe përfundoni në një aksident me veturë. Në raste të tilla menjëherë keni nevojë për transfuzion gjaku. Por, përveç nëse e keni dokumentacionin i cili tregon se çfarë lloji të gjakut keni, doktorët nuk do të kenë mundësi që menjëherë ta dinë për çfarë lloji të gjakut keni nevojë.

Transfuzioni me një lloj tjetër të gjakut mund të shkaktojë një numër të lartë të komplikimeve, disa prej të cilave e vënë në rrezik edhe jetën.

Tags: fakteGrup gjaku
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post

VIDEO/ Dikush ia prishi gjumin Lyrical Son, por një surprizë e priste kur u zgjua








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera