Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Pesë gabimet që i bëjmë pas ushqimit

03/03/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Pesë gabimet që i bëjmë pas ushqimit

Shprehitë që i kemi gjatë gjithë jetës nuk është e lehtë t’i zgjidhim, por kur ato ndikojnë në shëndetin tonë dhe në përgjithësi që ne të ndjehemi mirë, duhet të bëjmë një përpjekje për t’i shmangur. Në mesin e tyre janë pesë gabimet e mëposhtme që ne të gjitha i bëjmë pas një vakti, e nuk do të duhej:





1. Shkojmë për të fjetur

Nëse ju shtriheni për të fjetur, pasi keni ngrënë ushqim, do të detyroni lukthin që të tretë ushqimin shumë shpejtë, e që mund të shkaktojë siklet dhe probleme me gjumin. Nuk jeni vetëm (në fakt jeni pjesë e shumicës), nëse pas ushqimit keni përgjumje, por përpiquni që t’i rezistoni gjumit dhe prisni për të paktën dy orë pas ngrënies. Gjëja më e mirë pas një vakti për veten tuaj mund të jetë ecja.


2. Ndezim një cigare

Shumë duhanpirës ndjejnë kënaqësi të madhe kur ndezin një cigare pas ushqimit, por ky është një gabim i madh. Pasi të keni ngrënë, trupi ka nevojë për një kohë që të tretet ushqimi, ndërsa pirja e duhanit me siguri që nuk do të ndihmojë. Me fjalë të tjera, nikotina lidhet me oksigjenin e tepërt i cili është i nevojshëm për tretje, e kjo është arsyeja pse trupi do të thithë materie kancerogjene më shumë se zakonisht.

3. Bëjmë dush

Kur bëjmë dush, rrjedhja e gjakut në trup ndryshon për shkak se gjaku do të arrijë në sipërfaqen e lëkurës së trupit në mënyrë që organizmi më lehtë të përballet me ndryshimin e temperaturës. Kjo do të thotë se sasia e gjakut që ndihmon në tretjen e ushqimit do të zvogëlohet, që procesin e tretjes mund t’a ngadalësojë ose të shkaktojë tretje të dobët.

4. Hamë fruta për dezert

Nuk thonë kot nutricionistët që frutat më së miri është të hahen në mëngjes, në lukthin bosh. Jo vetëm që sheqeri nga fruta do të plotësoj energjinë e nevojshme për punë por edhe do të shmangë tretjen e dobët që mund të shkaktohet nga ngrënja e frutave si ëmbëlsirë pas ushqimit.

Duke pasur parasysh faktin se për tretjen e frutave ka nevojë për enzima të tjera, frutat më së miri është që të hahen në lukthin bosh në mënyrë që të maksimizohet absorbimi në trup. Nëse hani fruta menjëherë pas një vakti, ato nuk do të jenë në gjendje që të treten siç duhet, sepse do të jenë përzier me ushqime të tjera që ju keni ngrënë më parë.

5. Ushtrojmë

Duhet që të presim të paktën dy orë pas ngrënies që pastaj të shkojmë në ushtrime. Lëreni ushqimin që të “flejë” dhe kështu do të shmangni refleksin e mundshëm të stomakut, lemzën, mundimin dhe madje edhe të vjellat./syri.net

Tags: ushqim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
FOTO/ I shpreh ndjenjat publikisht, i dashuri i Luanës: Vetëm ti mund të jesh….

FOTO/ I shpreh ndjenjat publikisht, i dashuri i Luanës: Vetëm ti mund të jesh….








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera