Kur nisim të mendojmë se si do të ishte bota pa meshkuj, neve vajzave na shkojnë në mendje 100 gjëra. Mbase nuk do të qanim pas telefonit për përgjigjen e shëmtuar të tij, disa të tjera do të gëzonin se më në fund shtëpia nuk do të bëhej rrëmujë nga “hiçi”, disa do të gëzonin se tani do mund të pinin sa të donin me shoqet, disa do të blinin ç’ti shihte syri në çdo dyqan veshjesh, e disa mbase do të shpëtonin për fare nga acarimi i nervave kot më kot. Për fare mbase jo, por për 24 orë…
Siç e prisnim përgjigjet ishin nga më të shumëllojshmet. Sigurisht që kishte dhe nga ato që nënvizuan faktin që bashkëshortet nuk i pengojnë për asgjë (pak me sportivitet goca!!!) dhe sigurisht ato që na shkrinë së qeshuri. Ndërkohë që mund të filloni të vrisni mendjen çfarë do kishi bërë ju nëse burrat nga kjo botë zhduken fare për 24 orë, më poshtë po botojmë disa nga përgjigjet më të shpeshta dhe më të lezetshme që erdhën në ‘Who’:
1. Shopping.

Nuk na habiti fare. O mendo kur të vijë llogaria e kartës së kreditit, se ata nuk zhduken për fare. Në fund të muajit prapë të njëjtin hall do kemi.
2. Kontroll gjërave të tij.

Me themeli madje, elektronikë, xhepa, srtare. Thërrisni për ndihmë edhe vajzat ‘single’.
3. Do vrisnim mendjen që nëse do ekzistonin burrat si do ishte.

Ose do ankoheshim që në këtë botë s’ka burra, siç kemi bërë gjithë jetën. Ja pra e gjetëm çik dramë.
4. Do i thoja gocave: “Hë ja shihni për cfarë keni bërë si gore. Hë? Kot në fakt.

5. Do e shijonim shtëpinë e pastër siç burri nuk e lë kurrë. Sikur e paguan njeri xhanëm?! (Mirë është që ky 24 orëshi të jetë e dielë, kështu e shijojmë tamam)./revistawho.com








