Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Pesë këshilla bukurie të cilat duhet t’i lexoni patjetër

08/04/2018
in Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pesë këshilla bukurie të cilat duhet t’i lexoni patjetër

Pesë këshillat e mrekullueshme të cilat do t’i lexoni kanë diçka speciale. Në fakt, këto janë këshilla që vijnë nga anë të ndryshme të botës. Të gjitha gratë janë të bukura, por ka disa vende të botës që i shohin ato si të shkëlqyeshme; kjo sepse kanë mësuar disa teknika bukurie të cilat ja vlejnë t’i provoni.





1)India

Nëse dëshironi flokë të gjatë dhe që shkëlqejnë bëni si gratë indiane blini vaj kokosi (në një dyqan ku shiten produkte bimore) dhe përdoreni atë në vend të balsamit të zakonshëm. Ai është një zgjidhje e vërtetë për lëkurën dhe flokët. Mjafton të merrni një sasi të vogël të këtij vaji dhe ta shpërndani mbi lëkurën e kokës me një masazh të lehtë, nëse dëshironi të keni flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, të fortë.


2)Spanja

Spanja “na sjell” një mënyrë krejt të veçantë për të përdorur patatet pa u shqetësuar për karbohidratet! Është evidentuar se gratë spanjolle përdorin feta patatesh për të eliminuar pjesën e zezë rreth syve dhe për t’i dhënë asaj një shkëlqim. Ky sugjerim me kosto shumë të ulët është gjithashtu edhe shumë i lehtë për t’u zbatuar duke qenë se askujt nuk i mungojnë patatet në shtëpitë e tyre.

3)Australia

Gratë e Australisë përdorin shumë vajin aromë mirë të papajës. Në fakt, ky vaj të ofron shumë aplikacione. Ai mund të përdoret për të zbutur djegiet, për të ushqyer buzët e thata dhe për të kuruar ekzemat. Top-modelja Rosie Huntington-Whitely i mban në mënyrë perfekte buzët e saj(nga herpeseat) falë vajit të mirë dhe aromë këndshëm të papajës.

4)Republika Dominikane

Si thoni për një ilaç të thjeshtë dhe të shpejtë për t’i bërë flokët të ndritshëm e të shkrifët? Gratë e Republikës Dominikane na mësojnë se për të arritur këtë gjë mjafton përdorimi i ujit tonik. Ai përdoret pas shampos për t’u bërë një shpëlarje përfundimtare flokëve. Uji tonik i bën flokët mjaft të butë, ai i eliminon mbetjet e kalkut të pranishme në ujë.

5)Kili

Nga përbërësit më të spikatur të trajtimit të bukurisë që përdoren në Kili veçohet rrushi i kuq dhe mielli. Konkretisht duhet të merrni rrush të kuq, ta shtypni dhe më pas ta përzieni atë me miell dhe kështu do të krijoni një përbërje (si krem) të cilin mund ta aplikoni mbi fytyrë me lëvizje rrethore. Ajo lihet vetëm 10 minuta e më pas shpëlahet. Ky trajtim i thjeshtë dhe shumë ekonomik ka meritën për ta ushqyer lëkurën dhe për ta bërë atë më tonike.

Tags: keshilla bukurie nga bota
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
Next Post
Poni dhe Irena Kita bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje

Poni dhe Irena Kita bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera