Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pesë sjelljet që duhen shmangur për të mos e larguar partnerin

08/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Pesë sjelljet që duhen shmangur për të mos e larguar partnerin

Në çdo marrëdhënie, si kur është një histori e nisur shumë kohë më parë, edhe kur përmblidhet vetëm në disa të dala bashkë, rreziku që partneri të mërzitet me ju dhe të nisë të kërkojë emocione të reja, fshihet gjithmonë pas qoshes. Ndonjëherë, kjo varet nga faktorë të jashtëm, por ndonjëherë shkaku jeni pikërisht ju, sjellja dhe disa mënyra të çuditshme të të bërit të gjërave, edhe pse të paqëllimta.Ja atëherë, 5 sjelljet që duhen shmangur nëse nuk doni që partneri të ikë e t’ju lërë të vetme.





I bëheni barrë

Secili nga ne dëshiron një partner të pavarur, të fortë e të përgjegjshëm, si djemtë dhe vajzat. Kemi nevojë për një njeri ku mund të besojmë dhe të mbështetemi çdo moment. Burrave u pëlqen të dëgjojnë që gruaja e tyre ka nevojë për ta, por kjo nuk do të thotë që u pëlqen të ndihen të përdorur ose të sresohen. Ruani jetën tuaj, miqtë tuaj, hobet tuaja dhe, në hapësirën e përbashkët, ruani individualitetin tuaj . Të jesh e fejuar nuk do të thotë të heqësh dorë nga vetja. Madje, të zhvillosh personalitetin tënd do të ndihmojë të kesh një vizion pozitiv për veten dhe brenda çfitit.


Nuk ndani të njëjtat interesa me partnerin

Rutina mund të jetë shkatërruese, sidomos kur jeni bashkë prej shumë kohësh. Pak shpërqendrim dhe ndonjë ndryshim mund të sjellë ajër të freskët, duke qenë që çifti do përballet me situata të reja që ndihmojnë për t’u njohur më mirë. Të fejuarit tuaj i pëlqen të skiojë ndërsa ju e urreni borën? Mundohuni të paktën një herë, të vishni skitë dhe të ndani pasionin e tij. Herës tjetër, do jetë më i motivuar t’ju shoqërojë për të parë atë filmin super romantik që do donit të shihnit. Guxoni, surprizojeni partnerin dhe bëjeni raportin më dinamik: rruga do të jetë pa pengesa.

Në fillim tentoni, pastaj frikësoheni

Fillimi i çdo historie është gjithmonë i bukur: jemi argëtuese, simpatike, nuk ankohemi thuajse kurrë dhe nuk shfaqemi as shumë xheloze apo paranojake, por sapo hyn në lojë një lloj sigurie në këtë histori, diçka mund të ndryshojë. Dhe, megjithëse partneri mund të jetë i dashuruar, nëse has një person të ndryshëm nga ai që kujtonte, mund të jetë e pakëndshme. Mos lejoni që stresi të ndikojë humorin tuaj dhe mësoni t’i shihni gjërat nga një perspektivë ndryshe. Qetësohuni: zgjedhja e tij jeni ju, pjesa tjetër nuk ka rëndësi.

Pretendoni gjithçka dhe e pretendoni tani

Shumicën e herëve, duket se janë pikërisht vajzat që duan t’u vënë etiketa marrëdhënieve që po jetojnë, duke u hedhur me kokë në marrëdhënie të pushtuara nga dëshira për të qenë “të fejuara zyrtare” në kohën më të shkurtër. Djemve u pëlqejnë sfidat, provokimet, fluturat në stomak dhe nëse këto mungojnë, emocioni dhe tensioni do të zhduken brenda një sekonde. Kështu që mjaft dëshiruat t’i shpejtoni gjërat me çdo kusht: mos jepni shpejt shumë siguri dhe, mbi të gjitha, mos u bëni të sigurta në dorën e askujt. Silluni në atë formë që partneri juaj ta kuptojë vlerën tuaj dhe të angazhohet për të merituar vëmendjen tuaj. Kjo do ju kushtojë pak mund në fillim, por pastaj do të jetë ai që do t’ju vërë në plan të parë. Nëse do besonim te arsyeja, në dashuri fiton ai që ikën.

Çështje kimie

Të bërit dashuri është një nga përvojat më intime në çift. Për këtë aryse, rregullsia dhe cilësia e seksit janë thelbësore: përpiquni gjithmonë të qëndroni të afërt si fizikisht dhe mendërisht dhe mos ndaloni kurrë së provuari gjëra të reja. Të njohësh partnerin është e rëndësishme, por të dish të japësh momente unike dhe të paharrueshme nën çarçafë, nuk është, absolutisht, më pak.

Tags: 5 sjelljemos largonipartnerinshmangini
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club
Breaking News

“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club

21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 
Breaking News

Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 

21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…
Breaking News

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…

21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Next Post
Ja cili është personi që ka fjetur me të gjitha motrat Kardashian

Ja cili është personi që ka fjetur me të gjitha motrat Kardashian








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera