Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“PET CARE FAIR” nga 8-10 qershor, një event për ato që duam më shumë

07/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Ne të gjithë i adhurojmë kafshët tona shtëpiake, në jetën e përditshme, në kohën e lirë e madje edhe në jetën profesionale. Ndaj vendosëm kështu që të krijojmë një hapësirë-kult, kushtuar miqve tanë me putra, në evenimentin e datave 8-10 Qershor tek Pallati i Kongreseve të organizuar nga “Klik Ekspo Group”.





Evenimenti vjen i diktuar nga kërkesat në rritje për mbrojtjen, edukimin dhe mirëmbajtjen e kafshëve të buta e shtëpiake, diversifikimin e ofertave në treg, nismat në mbrojtje të tyre, kryesisht nga grupe të organizuara, e më rrallë nga autoritetet shtetërore.

Por sa mund të bëjmë për miqtë tanë më të mirë?


Konceptuar në dy nëndarje kryesore, “Pet Care Fair” do të funksionojë si në stendat e ekspozimit, ku vizitorët do të mund të gjejnë dhe blejnë produktet për mirëmbajtjen, aksesorë, kolibe me eco-friendly, mbajtëse fashion, do të marrin informacionin e duhur nga profesionistë mbi shëndetin dhe mirëmbajtjen, teksa në ambientet e jashtme ku miqtë do t’i rikthehen natyrës përmes evenimenteve:

  • Dog’s Red Carpet: pasarelë dedikuar miqve katërputrakë;
  • Dog’s Hair Day: me çudirat e parukiereve të pasionuara;
  • Në shkollë: workshop se si të trajnojmë një shtëpiak të mirë;
  • Adopto edhe ti: në orare të caktuara, vizitorët do të mund të udhëhiqen nga profesionistët për të adoptuar një kafshëz të ekspozuar (në kafazët e blerta);

Merr jetë kështu një eventiment, i cili vë përballë profesionistët përballë dashamirësve, përgjegjësit përballë vullnetarëve, në një përpjekje civile për argëtim, por që sjell të mira dhe benefite për mbarë shoqërinë.

Tags: Klik Ekspo GroupPanair
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
Tashmë edhe lulet kanë një festival… Eja edhe ti në datat 8-10 qershor

Tashmë edhe lulet kanë një festival... Eja edhe ti në datat 8-10 qershor








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera