Pete Davidson arrin të bëjë për vete gjithmonë vajzat më të bukura. Pas lidhjes me Ariana Granden, më pas lidhjen e shumëpërfolur me Kim Kardashian, tani aktori është parë me modelen Emily Ratajkowski.
Pete, 28 vjeç, dhe Emily, 31 vjeç, thuhet se janë e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin.
“Ata kanë folur për disa muaj pasi u takuan nga miq të përbashkët”, tha një burim për Us Weekly. “Pete e bën Emily-n të qeshë dhe atij i pëlqen sa inteligjente është ajo”, vazhdoi të thotë burimi. Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë pasi u panë të kapur dorë për dorë në një takim në Brooklyn të shtunën mbrëma.








