Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Piloti i vdekjes xhiro natën me shpejtësi…thjesht për fiksim! Ja çfarë ju gjetën në makinë

19/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Piloti i vdekjes xhiro natën me shpejtësi…thjesht për fiksim! Ja çfarë ju gjetën në makinë

Udhëtimi i Dashnor Deliallisi nga Durrësit për në Sukth nuk ishte i rastësishëm. Ai kishte një ritual të përnatshëm, që pasi dilte me miqtë e tij në lokale nate, bënte xhiro me shpejtësi të madhe në autostradë, duke lëvizur nga Durrësit deri në një karburant pranë Sukthit.
Ashtu dhe në aksidentit tragjik të para disa ditëve ku la të vdekur tre vajza dhe nuk mundi të mbijetonte as vet. Veçse, ndryshe nga radhët e tjera, në xhiron e fundit për të, Deliallisi, për arsye që pritet të zbardhen nga hetimet, u fut në korsinë e gabuar të autostradës duke hyrë në sensin e kundërt. Sipas dëshmisë që miqtë e tij kanë dhënë në polici, pas xhiros me makinë dhe me shpejtësi thuajse të çmendur, 36-vjeçari kthehej në shtëpi për të fjetur. Natën e aksidentit ai kishte qenë deri në orët e para të mëngjesit (rreth orës 02:00) duke konsumuar pije alkoolike me miqtë e tij në një lokal në Durrës.





Të tjera detaje të forta për aksidentin që i mori jetën 3 vajzave, Greta, Elona dhe Izabela, dolën në dritë gjatë emisionit “Opinion”. Vajzat niseshin për në Greqi për të kaluar disa ditë pushimi me njëra-tjetrën në Korfuz, kur makina e Deliallisit i ka dalë përpara duke u përplasur kokë më kokë pa asnjë mundësi manovrimi dhe shpëtimi.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha se në makinën e 36-vjeçarit policia gjeti sende me vlerë, një orë të shtrenjtë 20 mijë euro, varëse dhe unaza floriri si dhe rreth 5 mijë euro kesh. Të gjitha këto i janë kthyer familjarëve të tij


Ndërkohë, shefi i Trafikut, Taulant Gjoka tha se 36-vjeçari ishte gjobitur 22 herë vetëm përgjatë dy viteve të fundit. 3 prej këtyre gjobave, sqaroi Gjoka, ishin për shpejtësi tej normave të lejuara. Ai tha gjithashtu se Deliallisi iu ishte pezulluar për një kohë të shkurtër edhe leja e drejtimit.

Nga ana tjetër, gazetari Spartak Koka ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se ndonëse Dashnor Delialliasi ka shkelur disa herë rregullat e qarkullimit rrugor, ndaj tij janë marrë masa të pakta, duke mos i hequr patentën, edhe pse e kishte tejkaluar masën e shkeljeve.

Ndërsa në lidhje me pretendimet e familjarëve të Greta Sherifit për dy celularët Iphone, grupi hetimor konfirmon se nuk ka arritur t’i gjejë në vendngjarje. Sipas tyre, telefonat mund të jenë shkatërruar nga përplasja e fuqishme e mjeteve. /Gazeta Express/

Tags: 3 vajzaaksidentDashnor Deliallisi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Next Post
Adam Levine akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij

Adam Levine akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera