Gerard Pique dhe Clara Chia po kalojnë pushimet në Dubrovnik, Kroaci. Mediat spanjolle raportojnë se së bashku me ta është dhe familja e Piques, prindërit dhe vëllai i ish-futbollistit, Marco dhe gruaja e tij Maria.
Media e njohur spanjolle “Lecturas” shkruan: “Këto pushime janë vendimtare për ta, sepse ata janë përballur me sfida të shumta kohët e fundit, duke përfshirë konfliktet publike me ish-partneren e Pique-s, Shakirën. Një arratisje paqësore në Kroaci u dha atyre një pushim shumë të nevojshëm”.









