Gerard Pique po shijon lidhjen e dashurisë me Clara Chia. Gjatë një bisede në transmetim me gazetarin spanjoll, Ibai Lanos, Pique iu referua marrëdhënies së tij me Clarën duke deklaruar se ajo e ndihmon të zgjedh veshjet.
“E vërteta është që unë shkoj në pazar me të dashurën time dhe ajo mi zgjedh rrobat. Jam si lodër për të”, tha spanjolli.

Ai gjithashtu nuk hezitoi t’i referohej Shakirës, duke thënë se ajo ishte personi më i famshëm që njihte.
“Do të thosha se Shakira, e cila ka qenë partnerja ime ishte dhe personi më i famshëm që njihja jashtë botës së futbollit”, tha Pique.








