Nëse Gerard Pique mendoi se buja e ndarjes së tij me Shakirën kaloi, gabon. Publiku mbetet shumë i interesuar për ngjarjet mes këngëtares dhe ish-futbollistit, aq më tepër që Shakira i ka shprehur ndjenjat e saj përmes këngëve virale. Së fundmi Pique kaloi një situatë të sikletshme në stadiumin ikonik Santiago Bernabéu në Madrid.
Shumë video nga ngjarja qarkulluan në rrjetet sociale, por një nga më viralet tregoi reagimin e Piqué kur filloi të luante kënga e ish-partneres së tij. Bizarrap, një nga yjet e ftuar, performoi këngën e famshme në të cilën Shakira këndon për Piqué dhe Clara.
Pique ndodhej me fëmijët e tij Milan dhe Sasha. Teksa shfaqej i qetë, sjellja e tij ndryshoi tërësisht kur filloi kënga, pasi të gjithë sytë u kthyen nga ai.
Shumë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe kënduan këngën me zë të lartë duke e vendosur në siklet Piqué.