Ndarja mes Pique dhe Shakira ishte një nga lajmet më të bujshme të vitit 2022. Megjithatë, tani është zbuluar se Pique ishte përpjekur të rikthehet me Shakirën pasi u pendua për vendimin e tij.
Në fakt, hiti i fundit i këngëtares e ka lënë të kuptohet këtë me rreshtin që thoshte “Nuk kthehem tek ti, as nëse qan apo më lutesh”.
Gazetari Jordi Martin pohoi se burime pranë Shakirës kanë deklaruar se futbollisti vendosi t’i jepte fund lidhjes në prill të vitit 2022, por një muaj pasi u largua nga shtëpia ai u përpoq ta bindte këngëtaren të harronte gjithçka dhe të kthehej në normalitet.
“Pique u pendua që la Shakirën dhe vendosi të provojë përsëri”, zbuloi Jordi Martin.
Por, pasi ajo nuk i dha një mundësi, Pique vendosi për të filluar jetën e tij të re me Clara Chia.