Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pishinat në Shqipëri, mjekja tregon si duhet të veproni për të shmangur infeksionet

12/08/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pishinat në Shqipëri, mjekja tregon si duhet të veproni për të shmangur infeksionet

Pishinat janë një nga mundësitë e freskimit dhe argëtimit për qytetarët e Tiranës, por edhe qyteteve të tjera.
Megjithatë ato paraqesin rreziqe për infeksion që të gjithë duhet t’i kenë parasysh.





Bruna Shiroka, drejtoresha e qendrës shëndetësore nr 3, është shprehur për report tv se klori tek uji i pishinave mund të provokojë shqetësime të ndryshme në lëkurë, ashtu si dhe shezlloni mund të kthehet në burim infeksioni.

“Supozojmë që një person me një problem të lëkurës, të themi në thonjëza i “pakujdesshëm”, ka përdorur një shezllon, atëherë përdorimi i atij shezlloni nga një person i shëndetshëm, e ekspozon atë ndaj atij problemi i cili është fillimisht të padukshëm dhe kur bëhet i dukshëm është vështirë i kontrollueshëm. Gjithashtu sasia e shtuar e klorit mbi vlerën e parametrit të caktuar nga ideja për t’i mbrojtur ata që frekuentojnë pishinat, sjell probleme për lëkurën”, tha Shiroka.


Mjekja Shiroka, jep edhe disa këshilla për t’u mbajtur parasysh gjatë frekuentimit të pishinave, duke vënë theksin tek higjiena personale.

“Nëse do ruheshin rregullat, përdorimi i dushit para se të futesh në pishinë, ndërsa për fëmijët e vegjël është më pak i këshillueshëm përdorimi i pishinës dhe pas pishinës këshillohet banjo trupi”, shtoi mjekja Shiroka.

Personat me infeksione të lëkurës duhet të tregohen të përgjegjshëm për të mos përdorur pishinat apo shezllonët publikë gjatë kësaj faze, ndërsa të tjerët duhet të jenë të kujdesshëm sepse në shezllon, apo pllakat e pishinës ku shkelin zbathur, mund të marrin infeksione, prandaj duhet të lajnë trupin menjëherë pas çdo ecjeje zbathur dhe të vendosin peshqirë të pastër mbi shezllon që duhet t’i dezinfektojnë më pas. Gjithashtu duhet të shkojnë drejt dusheve edhe pasi dalin nga pishina për t’u mbrojtur nëse uji nuk ka qenë i pastër.

Mjekët këshillojnë që të mos frekuentohen pishinat e mbipopulluara, pasi në këtë mënyrë shmangen edhe infeksionet që mund të merren aty. Për çdo shqetësim qytetarët duhet t’i drejtohen konsultave mjekësore, shkruan report.tv.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
Next Post
Ju kujtohet “Gaviota”? Vitet kanë bërë magji me të (FOTOT)

Ju kujtohet "Gaviota"? Vitet kanë bërë magji me të (FOTOT)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera