Luana Vjollca di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e audiencës dhe ndjekësve të saj.
Së fundmi moderatorja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’, kartolinën e dimrit, ashtu siç e ka quajtur vetë ajo.
“Kartolina ime e dimrit: pizhama, borë, makinë e palarë edhe unë e veshur si një lopë”, ka shkruar bashkangjitur me postimin.
Luana ka zgjedhur ta bëjë këtë foto në rrugën e Kombit, ku gjithë pamja është e mbuluar me dëborë.
Ashtu si çdo herë tjetër dhe kjo foto e moderatores ka ngjallur shumë reagime dhe është pëlqyer nga të gjithë fansat e saj./revistawho.com