Kur je në Toskanë, gjej një copëz kujtim kudo. Kështu ishte dhe për Arbanën dhe Eduartin. Në ditën e tyre më speciale, atë të martesës, nuk mund të linin pas detajet, sepse ato bëjnë diferencën. E ato ishin të mirëmenduara. Por çfarë ra shumë në sy? Ishin pikërisht pjatat, përtej të cilave fle një histori e tërë.
Bëhet fjalë për “Ginori 1975”.
Historia e “Ginori 1735” fillon historinë e tij pikërisht në vitin 1735 dhe për këtë arsye ky vit përmendet në emër të markës. Më shumë se 287 vjet më parë, Carlo Andrea Ginori vendosi të ringjallte traditat shekullore në Itali dhe hapi një fabrikë pranë Firences në qytetin e Villa Doccia-s.
Hapat e parë të ishin të vështira. Pas hapjes së fabrikës dhe tejkalimit të disa ndryshimeve në zgjedhjen e lëndës së parë, marka Ginori 1735 më në fund mori produktin me cilësi të lartë të qëndrueshme dhe shumë të bardhë. Në fund të shekullit XVIII, fabrika Ginori 1735 filloi të formonte stilin e saj. Stil që edhe sot, pas thuajse 300 vjetësh vazhdon të ruajë traditën dhe magjinë e porcelanit.

Një magji shekullore në tryezë, për të festuar mes më të dashurve, në vendin e mrekullive, Toskanë.
Dhe sigurisht pikërisht në pjatat e porcelanta të Ginori 1735 u servir menuja e krijuar nga shefat shqiptarë që shkëlqejnë në Itali, Ardit Curri, Adil Pernezha,Albano Ebeja, Erion Fejzaj dhe Lulëzim Vulashi.
Çfarë përmbante menuja e dasmës?
Shef Ardit Curri Antipasta
Shparguj me salcë holandeze dhe shkumë patatesh
Fërgesë verore
Tartare bizonti me salcë agrumesh
Shef Adil Pernezha Pjata e parë
Ravioli të mbushura
Risotto me lulet e kungullit, shafran dhe pançetë krokante
Shef Alban Ebeja Pjatë e dytë
Bisteca Fiorentina
Shef-pastiçer Erion Fejzaj Torta e dasmës
Biskotë me vanilje bourbon Madagaskar, e lagur me champagne Louise Dehu Rose, ganache, caramel të kripur, tiramisu kremoze me fruta pylli.
Verërat
Përzgjedhur nga Lulëzim Lulashi
Champagne “Louis Hout”
Verë e kuqe Chianti Riserva “Larniano”








