Amber ka ndarë sot detaje rreth operacioneve që ka kryer për të ndryshuar gjininë dhe sfidat që ka përjetuar pas këtij vendimi që i ndryshoi jetën.
Ajo ka treguar se nuk ka kontakte me vëllezërit dhe motrën e saj, ndërsa me mamanë ka një marrëdhënie më të afërt, edhe pse kjo e fundit fillimisht ishte ndikuar nga opinioni i të tjerëve.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Sa kohë ke që ke ndryshuar gjini?
Amber: Vajta 2 vjet.
Rozana: Tani të duket si një gjë që nuk ka qenë kurrë?
Amber: Më duket sikur ka qenë një gjë që tek unë nuk ka ekzistuar, një gjë e tepërt në trupin tim. Nga ana psikologjike ka qenë një proces shumë i vështirë.
Arsida: Ndihesh mirë me trupin tënd tani?
Amber: Problemi im më i madh ka qenë që unë kam përjetuar një dramë shumë të madhe me këtë që bëra, sepse mora një guxim që mendova se nuk do t’i kisha më.
Rozana: Këtë e kalojnë të gjithë.
Amber: Ka edhe familje që i mbështesin.
Arsida: Çfarë raporti ke tani me mamin?
Amber: Me mamin jam afruar, por ajo kurrë nuk më ka hedhur poshtë, por është ndikuar dhe detyruar nga të tjerët.
Arsida: Po motra dhe vëllezër ke?
Amber: Kam, pjesa që më dhemb më shumë është që nuk marr një telefonatë në mëngjes nga vëllezërit dhe motrat. Unë jam kujdesur gjithnjë që ta ruaj marrëdhënien.
Rozana: Ta hapin telefonin?
Amber: Po ka raste që e hapin, ka raste që jo.