Seriali indian “Bixhoz me dashurinë” ka arritur në një pikë kulminante në episodet që po transmetohen në Tv Klan me plot ngjarje dhe mistere, si sozia e Shivait apo sekreti i Zvetlanës. Kjo e fundit nuk e ka pritur shumë mirë skenarin për pjesët që po transmetohen aktualisht në Shqipëri. Në një intervistë Zvetlana është shprehur se nuk i janë dukur të përshtatshme skenat kur i jepte kulumbri Omit dhe pjesa me laboratorin e fshehur në bodrum.
“Pjesa kur Zvetlana i jep Omit kulumbri, mu duk një skenë shumë ndryshe, nuk mund të përshtatesha. Edhe skena me laboratorin nuk më pëlqeu. Por ishte pjesë e karakterit kështu që duhet ta bëja. Kur e lexova skenarin thashë “Çfarë është kjo?”. Megjithatë duhet ta pranojmë që serialet indian janë dramatik, duhet të ketë dramë gjatë gjithë kohës. Aktorët duhet të duken bindës kur performojnë”-është shprehur aktorja Reyhna Malhotra që luan rolin e Zvetlanës.








