Ditën e sotme u vu re një ndryshim i vogël i motit, ku disa zona nuk u prekën nga shiu. Temperaturat e ajrit u rritën me 2 gradë celsius dhe më në fund mundëm të shijonim pak diellin. Për sa i përket fundjavës sinoptikanët tregojnë se do të kemi përmirësim të motit.
Sipas “Meteoalb”, e shtuna mbetet me kthjellime e vranësira të lehta gjatë gjithë ditës, përjashtuar zonat Lindore të cilat rrezikohen nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites. Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por pasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri – Juglindje.
Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C.
Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C./revistawho.com